Mblidhet Juria e Albanian ICT Awards IV për vlerësimin e aplikantëve - Business Magazine Albania

Mblidhet Juria e Albanian ICT Awards IV për vlerësimin e aplikantëve


Është hapur zyrtarisht faza e dytë e garës mbarëkombëtare Albanian ICT Awards, njëherazi edhe një nga momentet më vendimtare, ku zuri vend takimi i parë i jurisë datë 2 Prill ora 12:00 në Tiranë pranë Hotel Xheko “Carlsberg.”

Data 2 Prill, bashkoi anëtarët e jurisë së Albanian ICT Awards në diskutimet e detajuara tradicionale kokë më kokë ku përveç vendimeve të marra me dakordësinë e plotë të pjesëmarrësve i parapriu firmosja e Deklaratës së Konfidencialitetit, një proçes i cili realizohet që në takimin të parë falë rëndësisë së veçantë që bart veçanërisht në vlerësimin i projekteve.

Pjesa e parë e dikutimeve ishte e gjitha dedikuar jurisë në përcaktimin e roleve drejtuese dhe formave të vlerësimit të projekteve kandidate në Albanian ICT Awards.

Me unanimitet të plotë nga anëtarët, në krye të jurisë u caktua zj. Anni Dasho ndërsa roli i nën kryetarit iu dha Ilir Capunit, profesorit të nderuar nga Ulqini ku që të dy të vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe rëndësitë e këtyre roleve shprehën vullnetin, dëshirën dhe kënaqësinë e tyre.

Anni Dasho aktualisht shërben në detyrën e Drejtores Ekzekutive të Qendrës UET IT Solutions ndërsa Ilir Capuni është ligjërues në Departamentin e Inxhinierisë Kompjuterike është edhe lider dhe trajnues i ekipit olimpik shqiptar të informatikës.

Sigurisht që vlerësimi i projekteve kandidate për shtatë çmimet e garës – ICT Inovacioni i Vitit, ICT Akademiku i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, ICT Shërbimi Publik i Vitit dhe Femra në Tik – është edhe një nga sfidat kryesore jo vetëm për aplikantët por edhe për vetë jurinë dhe mënyrën e vlerësimit. Karakterizuar nga një nivel i lartë përgjegjshmërie nxitur fort nga rëndësia e proçesit të vlerësimit, mbledhja pati një dikutim të gjatë dhe konstruktiv lidhur me pikëzimin e projekteve të kandidatëve.

Me dorëzimin e listës së projekteve të mbërritura me një numër prej më shumë se 100 aplikantësh, ky vit afirmon më tej aspiratat e Albanian ICT Awards, atë të identifikimit dhe promovimit të figurave me një kontribut të shquar në sektorin e teknologjisë së informacionit në mbarë trevat shqiptare.

Kështu mbledhja e së Shtunës hapet dyert për jurinë e cila do të ketë në dispozicion një afat disa ditor për vlerësimin e secilit prej aplikantëve dhe projekteve të tyre. Në varësi të pikëve që merr secili projekt, një listë më e ngjeshur kandidatësh do të ketë mundësinë e ballafaqimit dhe sfidën e prezantimit të aplikimeve përballë një jurie me objektivitet të lartë.

Pas dy javësh, të shtunën e datës 16 Prill, juria e Albanian ICT Awards do të mirëpresë kandidatët dhe projektet tyre. ICTSmedia në cilësinë e organizatorit të konkursit me mbështetjen mbështetjen tradicionale të partnerit strategjik Fondacionit “Dritan Hoxha”, Raiffeisen Bank Albania dhe kompanisë së zhvillimit inxhinierik, Albsoft si dhe të gjithë sponsorëve, bashkëpunëtorëve, partnerëve mediatik dëshiron t’i urojë jurisë një punë sa më të saktë e objektive dhe aplikantëve një paraqitje sa më të denjë.

 

/ICTSmedia

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0