Mbi një dekadë histori suksesi, Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Prishtinë - Business Magazine Albania

Mbi një dekadë histori suksesi, Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Prishtinë


Në vigjilje të edicionit të 13-të të Panairit të Turizmit në Prishtinë, analiza e vetme që mund të bëhet në plan të parë, është ta quash pa hezitim histori suksesi. I zhvilluar për 12 vjet rresht pa ndërprerje në kryeqytetin e një vendi jo edhe aq turistik po ta krahasosh me Shqipërinë, e cila vetëm sivjet pati më në fund panairin e saj të parë mirëfilli turistik, Panairi i Prishtinës, është një shembull se si duhet promovuar një industri e rëndësishme si turizmi, edhe kur nuk është degë aq e shprehur e ekonomisë, për t’i dhënë atij vëmendjen e duhur.

Shqipëria është një vend i gjithi turistik me asete të paçmueshme, siç janë bregdeti i saj i mrekullueshëm, pasuritë kulturore që bëjnë pjesë tashmë në trashëgiminë botërore të UNESCO-s, tre liqenet e saj që janë me rëndësi dhe vlera unike jo vetëm në Ballkan por edhe në Europë, specie e rralla që rrit natyra e saj, apo vlera të tjera botërore si polifonia labe ose xhubleta e malësisë. Vetëm me sy të përciptë, kaq do të mjaftonte që ajo të kishte një traditë të hershme në zhvillimin e panaireve turistike.

Mirëpo fatkeqësisht nuk ka ndodhur kështu. E kundërta ka ndodhur me Kosovën, e cila fatkeqësisht nuk disponon në trashëgiminë e saj turistike asnjë nga vlerat e mësipërme. E megjithatë ajo ka 12 vjet që zhvillon nja panair ndërkombëtar turizmi, i cili vetëm në sajë të traditës së gjatë e cila tashmë është histori, vlen të hyjë në asetet e çmuara turistike të Kosovës. Dhe kjo, falë një kompanie prestigjoze si CEO (Congress and Event Organisation), e cila me dinjitet ka mbledhur bashkë ofertën turistike të të gjithë rajonit në kryeqytetin e vogël shqiptar të Kosovës.

Sivjet në datat 21 dhe 22 prill Panairi Ndërkombëtar i Prishtinës “Travel Fair 2016”, do të çelë sërish siparin, për të bërë bashkë vendet turistike të rajonit dhe jo vetëm, me qëllim që t`u mundësojë atyre takime të frytshme për më shumë sukses dhe rezultate pozitive, që të kënaqin pritshmëritë e të gjithë pjesëmarrësve, edhe të vizitorëve të shumtë. Edhe Shqipëria natyrisht, si çdo vit, do të jetë pjesë e këtij mozaiku turistik. Por ajo që mund të konsiderohet risi, është se CEO, ka zgjedhur edhe Travel Magazine, si media partner të saj, duke pasur parasysh përvojën tashmë 5-vjeçare të revistës në promovimin e turizmit në të gjithë rajonin shqipfolës.

 

/ Travel Magazine

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0