Mbi 20 sipërmarrje nga Ballkani, prezantohen e zhvillojnë takime B2B në Tiranë - Business Magazine Albania

Mbi 20 sipërmarrje nga Ballkani, prezantohen e zhvillojnë takime B2B në Tiranë


Dhjetëra biznese shqiptare dhe të huaja kanë pasur mundësinë të prezantohen dhe të zhvillojnë takime dypalëshe në Tiranë, gjatë konferencës dhe takimeve B2B të zhvilluara në Hotel Tirana nga Qendra për Promovimin e Konkurrueshmërisë.

Alida Kondi, Drejtuese e kësaj qendre, tha se, kompani të sektorëve të ndryshëm, agropërpunim, teknologji, bujqësi, hoteleri e turizëm, nga 5 vende të Ballkanit Perëndimor kanë shprehur interes për bashkëpunim.

Ky është takimi i dytë i bizneseve në formën B2B, sipas Kondit, ndërsa tashmë janë mbi 1000 profile biznesi online në platformën www.bmbpages.biz. Mbi 280 prej kompanive dhe shoqatave të biznesit janë shqiptare.

Fuqizimi i kompanive rajonale dhe rritja e mundësisë për tregti, po zbatohet nga Projekti BalkanMed E-Business Pages, si pjesë e një Konsorciumi, të përbërë nga 4 organizata të tjera në Bullgari, Greqi, Qipro dhe Maqedoni e Veriut.

Objektiv është rritja e konkurrueshmërisë së kompanive, veçanërisht atyre eksportuese në rajonin e Ballkanit dhe Qipros përmes zhvillimit të kushteve për zgjerimin e bashkëpunimit ndër-rajonal. Krahas rritjes së tregtisë, objektiv i këtij bashkëpunimi është formimi i klasterave dhe transferimi i teknologjisë mes bizneseve të këtyre vendeve.

Në platformë, informacioni për secilën kompani jepet i plotë për produktet, shërbimet të klasifikuara sipas kodit NACE, si dhe për interesat e kompanive për bashkëpunim.

Platforma është e hapur, që kompanitë të regjistrohen, por edhe të vizitohen nga partnerët e interesuar për të parë produktet, shërbimet, por edhe interesat e shprehura të kompanive për bashkëpunim, eksportet apo dhe investimet midis vendeve respektive.

Sot, Shqipëria realizon rreth 8% të volumit të eksporteve në vendet si Greqi, Bullgari dhe Maqedoni e Veriut dhe 11% të totalit të importeve.

Projekti që po zbatohet është në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Transnacional, INTERREG VB, si pjesë e Programit Balkan-Mediteran 2014-2020.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0