Mbi 20% e videove në YouTube janë me inteligjencë artificiale! - Business Magazine Albania

Mbi 20% e videove në YouTube janë me inteligjencë artificiale!

Mbi 20% e videove në YouTube janë me inteligjencë artificiale!

Një pjesë e madhe e përmbajtjes që shfaqet për përdoruesit e rinj të YouTube nuk është produkt i kreativitetit njerëzor, por rezultat i një industri në rritje të “AI slop” përmbajtjes së prodhuar nga Inteligjenca Artificiale me cilësi të ulët, krijuar kryesisht për të mbledhur shikime dhe përfitime financiare.

Sipas një studimi të kompanisë Kapwing, mbi 20% e videove të rekomanduara për një përdorues të ri përbëhen nga kjo lloj përmbajtjeje dhe disa kanale kryesisht AI kanë arritur të akumulojnë mbi 63 miliardë shikime dhe 221 milionë abonentë, duke gjeneruar rreth 117 milionë dollarë në vit.

Lexo edhe:Mirupafshim Labubu, trendi i radhës quhet Mirumi dhe lëviz kokën!

Fenomeni nuk është lokal, por global. Këto kanale janë të shpërndara në vende si India, SHBA, Brazil, Egjipt, Pakistan dhe shikueshmëria e tyre përqendrohet në forma të thjeshta, shpesh absurde: aventurat e një majmuni antropomorfik dhe një superheroi të modeluar pas Hulk-ut që luftojnë demonë, apo historia të përditshme të kafshëve të animuara që udhëtojnë në pyje me ëmbëlsira dhe hanë sushi kristali, shpesh të shoqëruara me tinguj fëmijësh duke qeshur. Karakteristikat e zakonshme të këtyre përmbajtjeve janë absurditeti, mungesa e një skenari të qartë dhe qasja e thjeshtë, që i bën shumë tërheqëse për shikuesit e rinj.

Analistët e teknologjisë paralajmërojnë se industria e AI slop nuk është vetëm një fenomen argëtues; është një sistem i strukturuar ekonomik, ku krijuesit përdorin algoritme dhe platforma të mëdha sociale për të maksimizuar shikueshmërinë dhe fitimet. Në disa raste, këta krijues jetojnë kryesisht nga përmbajtja e automatizuar, duke fituar më shumë se paga mesatare në vendet e tyre, ndërsa komunitetet globale në Telegram, WhatsApp dhe Discord shkëmbejnë këshilla, ide dhe kurse për të krijuar përmbajtje virale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0