Mbi 15 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

Mbi 15 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

COVId-19

Numri i të infektuarve me koronavirus në gjithë botën është mbi 15 milionë, sipas të dhënave të publikuara nga universiteti Johns Hopkins. Ndërsa 617,832 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 8.5 milionë janë shëruar.

SHBA-të janë vendi më i goditur në botë me rreth 4 milionë të infektuar dhe me mbi 142,000 viktima. Numri i vdekjeve ditore të shënuara në SHBA për herë të parë kaloi 1 mijë, të martën.

Pas SHBA-ve, vendet më të prekura janë Brazili dhe India, përkatësisht me mbi 2 milionë dhe 1 milionë të infektuar.

COVID-19

Në këtë mënyrë pandemia duket se vazhdon të përshpejtohet, ndërsa shumë vende po detyrohen të shtojnë masat kufizuese.

Lexoni: Veprimet e thjeshta që mund ta ndalojnë përhapjen e Covid-19

Numri i infeksioneve është dyfishuar që nga 11 qershori. Aktualisht në vendin tonë janë 1775 të infektuar aktivë dhe që prej fillimit të pandemisë janë shëruar 4385 pacientë.

Ndërkohë që të gjitha shtetet janë në pritje të një vaksine, ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë shprehen se duhet të presim deri në fillimit të vitit 2021.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0