Mbështetje për inovacionin dhe talentet: One Albania përkrah të rinjtë e National AI Hackathon 2026 - Business Magazine Albania

Mbështetje për inovacionin dhe talentet: One Albania përkrah të rinjtë e National AI Hackathon 2026

Mbështetje për inovacionin dhe talentet: One Albania përkrah të rinjtë e National AI Hackathon 2026
Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Gjenerata Z, ose iGen, po rritet krah teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Nga përdorues dhe eksplorues, ata po kthehen gjithnjë e më shumë në krijues, duke përvetësuar dhe vënë në përdorim teknologjinë për të shtyrë kufijtë e asaj që konsiderohet e arritshme.

Në këtë realitet, inovacioni nuk është më produkt vetëm i laboratorëve steril. Ai lind në klasa, nga biseda dhe shkëmbime mes miqsh dhe, shpesh, këto ide marrim formë dhe vihen në provë nëpërmjet hackathoneve. Nxitur nga kjo, One Albania i është bashkuar këtë vit ‘National AI Hackathon 2026’, duke investuar pikërisht në këtë fazë të hershme të potencialit të të rinjve, aty ku kurioziteti dhe pasioni tranformohen në aftësi dhe zgjidhje konkrete.

Lexo edhe :One Albania prezanton ‘One Business Select’: zgjidhja optimale e bizneseve të vogla dhe të mesme

Ky hackathon mblodhi gjimnazistët më të talentuar nga e gjithë Shqipëria, nga Korça në Shkodër. Të rinj të moshës 15–18 vjeç, të ndarë në grupe, punuan për të zhvilluar projekte inovative, duke adresuar sfida konkrete në fusha si edukimi, shëndeti mendor, siguria në rrugë dhe shërbimet digjitale. Idetë më të mira u prezantuan në ceremoni përmbyllëse të mbajtur pranë Piramidës, më 27 mars. 

Përveç vlerës monetare, One Albania ishte pjesë aktive e këtij edicioni duke sjellë edhe një sfidë të dedikuar, “Sentiment Analysis for Social Media Campaign”. Ky ushtrim u dha pjesëmarrësve mundësinë të eksplorojnë përdorimin e inteligjencës artificiale në analizimin e perceptimit të publikut dhe në ndërtimin e fushatave më të zgjuara, të orientuara nga të dhënat dhe nga kuptimi i audiencës. Vendin e parë në këtë hackathon shkoi për grupin 2B, që kishte zgjedhur krijimin e një platforme për të shqyrtuar dhe zbërthyer elementët e fushatave të One Albania.

‘National AI Hackathon’, i organizuar nga Universiteti POLIS dhe AI Hub Albania, afron të rinjtë me teknologjitë më të avancuara dhe i pajis ata me aftësi praktike për ndërtimin e zgjidhjeve të bazuara në inteligjencën artificiale. Përmes mentorimit nga ekspertë të industrisë dhe një qasjeje praktike, ky projekt shërbeu si një platformë për të identifikuar dhe nxitur talentet e reja në nivel kombëtar.

Për One Albania, mbështetja e iniciativave të tilla është pjesë e një vizioni afatgjatë për të fuqizuar të rinjtë përmes edukimit, teknologjisë dhe mundësive reale për zhvillim. Duke u qendruar pranë të rinjve në qytete të ndryshme të vendit, One Albania kontribuon në ndërtimin e një kulture më gjithëpërfshirëse të inovacionit, ku nxënës dhe gjimnazistë kanë akses në eksperienca që forcojnë jo vetëm aftësitë teknike, por edhe vetëbesimin dhe ambicien për të ndërtuar më shumë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0