Mbështetësit kryesorë të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër - Business Magazine Albania

Mbështetësit kryesorë të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër

Mbështetësit kryesorë të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër

 Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër rikthehet për të tretin vit radhazi më 20 dhe 21 nëntor, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, duke ri-konfirmuar statusin e tij si panairi i vetëm dhe më i rëndësishëm për këto sektorë në vend. Ky event ofron një platformë të pasur për inovacion, bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm, duke sjellë përfitime për industritë përkatëse dhe të gjithë pjesëmarrësit.

Panairi ka tërhequr një grup të larmishëm ekspozuesish nga sektorë të ndryshëm, përfshirë prodhues të energjisë, ofrues të teknologjisë, kompani ndërtimi dhe të tjerë. Kategoria e vizitorëve përfshin sipërmarrës, menaxherë biznesesh, operatorë energjetikë, zhvillues, investitorë dhe zyrtarë qeveritarë, të gjithë të interesuar për të investuar dhe për të zgjeruar njohuritë e tyre në fushën e efiçencës energjetike dhe praktikave të qëndrueshme.

Me kënaqësi ju prezantojmë partnerët mbështetës të këtij edicioni, secili një lider në fushën e vet dhe i përkushtuar për të nxitur rritje të qëndrueshme, inovacion dhe ekselencë. Zbuloni më poshtë, se si secili partner kontribuon në këtë misionin të përbashkët, për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme.

PARTNER PLATIN Global Power 

Themeluar në vitin 2016, Global Power është një emër i besuar në energjinë e rinovueshme, duke u fokusuar te panelet fotovoltaike. Si partner i autorizuar i Longi PV, kompania ofron produkte dhe shërbime të cilësisë së lartë për energjinë diellore të qëndrueshme.

PARTNER PLATIN VEGA Group 

Vega Energy, kompania vizionare në energjinë e rinovueshme, fokusohet në zhvillimin e parqeve fotovoltaike, duke rritur burimet e energjisë së pastër vendin tonë. Vega Solar, e specializuar në zgjidhje fotovoltaike për bizneset sjell sisteme të besueshme dhe efikase për prodhimin e energjisë diellore për sektorin privat. Vega Electric, siguron shërbime të çertifikuara të standardit të lartë në operimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës elektrike për performancë të qëndrueshme.

PARTNER PLATIN Intesa Sanpaolo Bank Albania 

Si pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, Intesa Sanpaolo Bank Albania është lider në ofrimin e shërbimeve të klasit të parë bankar dhe zgjidhjeve financiare inovative. Duke shërbyer klientët korporatë, SME dhe individët, banka vendos theksin në rritjen e qëndrueshme, konkurrencën e ndershme dhe lidhjet e forta me komunitetin.

Lexo edhe:Në datat 5-6 Tetor, Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër hap dyert në Pallatin e Kongreseve

PARTNER GOLD VEGA Charging 

Lider në transportin e gjelbër, VEGA Charging ofron rrjetin më të madh të karikimit për automjetet elektrike në Shqipëri, duke mbështetur tranzicionin drejt transportit të qëndrueshëm.

PARTNER SILVER PAM Building
Me një eksperiencë 150 vjeçare, PAM Building eshte kompania amerikane që shkëlqen në sistemet e drenazhimit prej gize, duke theksuar qëndrueshmërinë dhe inovacionin për të krijuar një ndikim të qëndrueshëm në infrastrukturën rezidenciale dhe komerciale.

PARTNER SILVER Victaulic
Lider global në zgjidhjet e bashkimit të tubave, kompania amerikane Victaulic ka realizuar projekte prestigjioze në mbarë botën. Një nga këto projekte është Stadiumi Olimpik në Pekin. Objektivi kryesor i kompanisë është qëndrueshmëria.

PARTNER SILVER Meps Albania 

Themeluar në vitin 2017, Meps Albania ofron produkte energjetike me fokus në teknologjinë cilësore. Misioni i tyre është të ofrojnë produkte dhe shërbime me standarde të larta duke kontribuar njëkohësisht për një mjedis më të shëndetshëm.

PARTNER SILVER ProCredit Bank
E angazhuar për transparencë, ProCredit Bank mbështet SME-të me shërbime financiare të përgjegjshme, duke promovuar kursimet dhe ndërgjegjësimin mjedisor, teksa drejton rritjen ekonomike në komunitetet ku vepron.

Këta partnerë na frymëzojnë dhe fuqizojnë të gjithëve, secili duke sjellë një forcë unike në rrugëtimin tonë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme.

Në panair ju mirëpresin gjithashtu shumë kompani të tjera që janë gati t’ju prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre më të fundit, duke sjellë inovacion dhe zgjidhje të qëndrueshme për sfidat e botës së sotme. Mos e humbisni këtë mundësi unike! 

Rregjistrohuni tani dhe bëhuni pjesë e një eventi që frymëzon ndryshimin!

Linku i rregjistrimit: KËTU

 

Iceberg Exhibitions| info@icebergexhibitions.com | +355694063909

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0