Mbahet panairi "Gratë në Biznes" në Mitrovicë - Business Magazine Albania

Mbahet panairi “Gratë në Biznes” në Mitrovicë


Në kuadër të projektit ‘’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës” sot në sheshin “Isa Boletini” në jug të Mitrovicës mbahet panairi “Gratë në biznes – Mitrovica, 2016”.

Projekti “Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”, është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes programit regjional të BE-së dhe është bashkëfinancuar nga Komuna e Mitrovicës së Jugut dhe Fondacioni MOTT.

Ky projekt implementohet nga Community Building Mitrovica në bashkëpunim me D&G Solutions.

Qëllimi kryesor i panairit është që të prezantohen prodhimet dhe shërbimet e 33 grave përfituese të cilat kanë fituar grante dhe të 17 grave pjesëmarrëse të projektit ’Mjedisi mbështetës për gratë fillestare në biznes në Veri dhe Jug të Mitrovicës”.

Burimi: telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0