Mbahet mbledhja e parë e Komitetit Drejtues për projektin EU4Innovation - Business Magazine Albania

Mbahet mbledhja e parë e Komitetit Drejtues për projektin EU4Innovation

Mbahet mbledhja e parë e Komitetit Drejtues për projektin EU4Innovation
Mbledhja e parë e Komitetit Drejtues për projektin EU4Innovation, u zhvillua  në ambientet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadës Gjermane dhe Suedeze në Tiranë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, GIZ në Shqipëri dhe EU4Innovation, ishin prezentë dhe aktivë gjatë mbledhjes.

Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Endrit Yzeiraj tregoi entuziazëm për aktivitetet e Aksionit, duke përfshirë dhe Challenge Fund si mjete që mbështesin ekosistemin e inovacionit në Shqipëri.

Znj. Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, cilësoi se për të patur një impakt më të lartë, të punuarit bashkë luan rol vendimtar për të patur një Aksion të përbashkët me objektiva të përbashkëta. MSSKB do të vijojë me mbështetjen për startup-et e të gjitha fazave në Shqipëri me më shumë fonde.

Lexo edhe:EU4Innovation Reloaded: Shqipëria, një destinacion inovacioni në Ballkanin Perëndimor

Z. Hubert Perr, Shefi i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri tregoi mirënjohje për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Bashkimit Evropian dhe qeverisë Shqiptare. Ai ndau se në fazën e dytë të projektit më shumë Aksion është i nevojshëm për të mbështetur startup-et Shqiptare në rritjen e tyre.
Falenderime të përzemërta Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe ministrive partnere të projektit për mbështetjen e tyre të plotë!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0