Mbahet eventi "Tregtia elektronike në Shqipëri" - Business Magazine Albania

Mbahet eventi “Tregtia elektronike në Shqipëri”

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë organizoi eventin “Tregtia elektronike në Shqipëri”, në ambientet e Hotel Xheko Imperial. Ky event, i sjellë në formën e një info day, bëri bashkë zërat më të rëndësishëm nga institucionet qeveritare, organizatat ndërkombëtare, shoqatat sektoriale dhe përfaqësuesit e sipërmarrjes që operojnë në sektorin e ICT, në sektorin financiar etj.

Info day u organizua në kuadër të projektit “Mbështetje e Komisionit Europian për Forumin e Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor-WB6CIF”, një nga anëtarët e së cilës është edhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është kontribuimi në rritjen e konkurrencës në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, me qëllim integrimin ekonomik të këtij rajoni.

Gjatë eventit, panelistët prezantuan zhvillimet e këtij sektori në vend, sfidat dhe vështirësitë, duke nënvizuar rëndësinë që tregtia elektronike ka sot jo vetëm në botë, por edhe në vendin tonë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0