Matt Desmier, folës në AllWeb - Business Magazine Albania

Matt Desmier, folës në AllWeb

Matt Desmier

Një kuriozitet i pashtershëm, një e qeshur karakteristike dhe stili unik i veshjes janë tre veçoritë kryesore të Desmier, por është aftësia e tij si strategjist që e dallon atë nga kolegët e tij.

Matt Desmier do të jetë folës në konferencën e marketingut digjital me 2 Nëntor. I trajnuar fillimisht si një dizajnues (përpara se të kuptonte se veçoritë e tij shtriheshin diku tjetër), Matt është i aftë të implementojë qasjen e dizenjimit të mendimit, për t’i ndihmuar bizneset të kuptojnë pozicionimin, mesazhet dhe motivet e audiencës së tyre, dhe ai përdor këto mjete për të ndihmuar markat autentike që të evolojnë.

Një folës publik me mjaft eksperiencë dhe lehtësues trajnimesh, ai ka krijuar programe për firma të tilla si Saatchi & Saatchi, Vice, Hearst Publishing dhe qeverinë e Malit të Zi, duke eksploruar tema nga marka, kultura deri tek inovacioni. Së fundmi, ai i është bashkuar skuadrës së mirënjohur në Universitetin e Bournemouth dhe po përdor perspektivën e tij të freskët për të forcuar marrëdhëniet mes institucionit dhe disa organizatave publike edhe private.

AllWeb i tejkalon pritshmëritë, duke ndikuar në skenën shqiptare të biznesit digjital, marketingut dhe Inovacionit me përmbajtje cilësore të ofruar nga folës nga skena Ndërkombëtare/Rajonale dhe vendase. Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb (Maqedoni & Shqiperi), janë ngjitur më shumë se 100 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si: Google, The Coca-Cola, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann, Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna) Digitalizuj.me. Disa prej folësve kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe janë publikuar në web faqen e posaçme për eventin në Shqipëri: www.allweb.al 

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me programin Tirana European Youth Capital 2022 me mbështetjen financiare të Konkresit Kombëtar të Rinisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Për më tepër informacione kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0