Matrix Konstruksion, 30 vite “Ndërtojmë Jetën!” - Business Magazine Albania

Matrix Konstruksion, 30 vite “Ndërtojmë Jetën!”

Prej vitit 1995, Matrix Konstruksion është pjesë e historisë së zhvillimit të Shqipërisë. Pioner në sektorin e ndërtimit dhe energjisë, kompania ka luajtur një rol të rëndësishëm në modernizimin urban, ekonomik dhe teknologjik të vendit.

Me një portofol të larmishëm projektesh strategjike:

  • rreth 30 projekte të përfunduara dhe të tjera në proçes,
  • të zbatuara në 7 qytete të vendit, në kryeqytet, zona industriale dhe bregdetare;
  • me angazhim të fortë për zgjidhje të qëndrueshme dhe inovative,
  • dhe duke përafruar objektivat e zhvillimit të biznesit me përgjegjësinë mjedisore dhe sociale;

Matrix Konstruksion kontribuon në mënyrë aktive në tranzicionin e gjelbër të Shqipërisë dhe vendos standarde të reja të profesionalizmit, qëndrueshmërisë dhe vizionit afatgjatë në rajon.

Matrix zhvillon, zbaton dhe dorëzon projekte “me çelësa në dorë” në disa sektorë të ekonomisë dhe zhvillimit:

  • ndërtim urban dhe rezidencial,
  • energji të rinovueshme,
  • si dhe infrastrukturë rrugore dhe energjetike.

Në çdo proces, nga konceptimi deri te zbatimi, qëllimi është i njëjtë – të krijohen vlera të qëndrueshme në kohë, që sjellin mirëqenie në shoqëri.

Në vitin 2023, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë i akordoi Matrix Konstruksion çmimin “Leader in Construction”, si njohje për kontributin e jashtëzakonshëm në projektet madhore të Shqipërisë dhe rolin e saj si një nga nxitësit kryesorë të transformimit ekonomik kombëtar.

Matrix Konstruksion 30 vite “Ndërtojmë Jetën!”

Lexo edhe:Limassol, Qipro – Një perspektivë e re mbi zhvillimin strategjik të turizmit

  1. Cili është vizioni i Matrix Konstruksion në drejtim të zhvillimit të qendrueshëm dhe inovacionit?

Vizioni ynë është të investojmë, projektojmë dhe zhvillojmë projekte që sjellin modernizim urban, siguri energjitike, duke bashkuar cilësinë, inovacionin dhe përgjegjësinë mjedisore.

  1. Pse keni zgjedhur të merrni pjesë si një ndër partnerët kryesorë të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër?

Edicioni i vitit 2025 mbart si moto “Innovate, Build, Sustain” dhe fokusohet në eficiencën energjetike, zhvillimin urban inteligjent dhe ekonominë e gjelbër.
Në këtë kontekst veprimtaria e kompanisë përputhet me tematikën e këtij edicioni.

Për më tepër, si një platformë e mirëfilltë marketingu ky panair na shërben për të prezantuar aftësitë dhe ekspertizën tonë për të ofruar zgjidhje EPC (Inxhinieri, Prokurim dhe Ndërtim), të qendrueshme dhe me cilësi të lartë.

Panairi është gjithashtu një mundësi për të zgjeruar rrjetin tonë me bashkëpunëtorë, investitorë dhe partnerë të rëndësishëm të sektorëve të energjisë dhe ndërtimit, dhe për të mundësuar lobime në çështje të interesit të përbashkë të biznesit.

Pra mund të themi se Panairi si një mundësi biznesi, marketimi për projektet / produktet / kompanitë, është dëshmi e potencialit produktiv, inovativ, të biznesit vendas dhe të impaktit rajonal të tij.

  1. Cilat janë produktet kryesore që planifikoni të Në vitin 2023, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë I akordoi Matrix Konstruksion çmimin “Leader in Construction”, si njohje për kontributin e jashtëzakonshëm në projektet madhore të Shqipërisë dhe rolin e saj si një nga nxitësit kryesorë të transformimit ekonomik kombëtar.

 dhe si adresojnë ato nevojat aktuale të tregut lokal dhe rajonal?

Në këtë panair, Matrix Konstruksion do të prezantojë tre projekte që përfaqësojnë qartë vizionin tonë për zhvillim të qëndrueshëm dhe inovacion:

Project Blue – parku fotovoltaik më i madh në rajon, i zhvilluar plotësisht nga sektori privat, një partneritet midis Matrix Konstruksion dhe Blessed Investment, shënon një pikë kthese në peizazhin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri.
Projekti përfshin dy njësi kryesore, Blue 1 dhe Blue 2 me një kapacitet të instaluar të planifikuar prej 150 MW (AC), të shtrira në një sipërfaqe prej 229 hektarësh në rajonin e Fierit.
Zhvilluar plotësisht pa mbështetje shtetërore, projekti dëshmon aftësinë e Matrix Konstruksion për të realizuar infrastrukturë energjetike të qëndrueshme dhe në shkallë të gjerë, duke kontribuar në mënyrë domethënëse në tranzicionin e gjelbër të vendit dhe në pavarësinë energjetike kombëtare.
Infrastruktura elektrike përfshin nënstacionet dhe linjat e transmetimit, me Blue 1 Substation (110/35 kV) dhe Blue 2 Substation (220/35 kV), që përbëjnë bërthamën e rrjetit energjetik të parkut dhe sigurojnë shpërndarje efikase të energjisë së prodhuar.
Gjithashtu, Matrix Konstruksion ka ndërtuar një linjë të tensionit të lartë 220 kV me dy qarqe, që lidh nënstacionin Blue 2 (220/35 kV) me nënstacionin Hoxharë në Fier, duke forcuar ndjeshëm kapacitetin e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë në rrjetin kombëtar.

Project Blue është vlerësua me çmimin prestigjoz ndërkombëtar “IJGlobal Market Pioneer Award”, që njeh inovacionin në fushën e energjisë dhe infrastrukturës.

High Rise Tower– I vendosur përgjatë Bulevardit të Ri të Tiranës, i projektuar nga Shigeru Ban Architects Europe në bashkëpunim me Jean de Gastines Architectes, sjell një koncept novator të ndërtimit multifunksional që bashkon banimin bashkëkohor, hapësirat e biznesit dhe strukturat hoteliere brenda një kompleksi të vetëm.
Falë pozicionit strategjik, me akses të drejtpërdrejtë në arteriet kryesore të qytetit dhe shërbimet urbane, projekti është menduar si një mjedis dinamik dhe i ndërlidhur, që promovon një stil jetese aktiv, funksional dhe të balancuar.
Hapësirat e gjelbra, tarracat e hapura dhe ambientet e përbashkëta nxisin ndërveprimin social dhe krijojnë një ndjesi komunitare, duke e kthyer ndërtesën në një ekosistem urban të gjallë dhe bashkëkohor.
Në përputhje me standardet moderne mjedisore, projekti integron zgjidhje të zgjuara dhe të qëndrueshme, si fasada me efikasitet energjetik, sisteme ventilimi të avancuara, përdorimin e materialeve me ndikim të ulët mjedisor, si dhe automatizim të ndriçimit dhe parkimit, duke e përfshirë plotësisht në kategorinë e ndërtimeve inteligjente që optimizojnë komoditetin, konsumin e energjisë dhe menaxhimin e hapësirave.
High Rise Tower është ndërtuar për të garantuar qëndrueshmëri afatgjatë, komoditet maksimal, duke u shndërruar në një model referues të arkitekturës urbane.

Cape Jala është një destinacion bregdetar që pasqyron në mënyrë të përsosur artin e jetesës modern, finesën dhe luksin.
Me hapësirën e tij ekskluzive buzë detit dhe peizazhin e qetë, ofron një përvojë të veçantë, ku çdo element është menduar me kujdes për të sjellë komfort, ekuilibër dhe estetikë të përpunuar.
Arkitektura e Cape Jala ndërthur elegancën bashkëkohore me materiale organike dhe linja të pastra, duke u projektuar për të nxjerrë në pah pamjet mbresëlënëse të bregdetit.
Kompleksi përbëhet nga vila të kategorive të ndryshme, me sipërfaqe që variojnë nga 300 m² deri në 1500 m², secila me karakter unik dhe koncept të qartë hapësinor, që ofron privatësi, dritë natyrale dhe lidhje të pandërprerë me mjedisin përreth.
Çdo vilë garanton ekskluzivitet dhe qetësi të plotë, me pishina individuale, zona relaksi të integruara dhe sisteme inteligjente menaxhimi, duke përfaqësuar standardet më të larta të jetesës bashkëkohore dhe elegante.

  1. Si e vlerësoni rëndësinë e panaireve sektoriale si ky për ndërtimin e partneriteteve të reja dhe për të ndikuar në zhvillimin e tregut?

Panaire të tilla janë hapësira të rëndësishme B2B, që krijojnë ura bashkëpunimi, lobime strategjike dhe sjellin sinergji të reja që fuqizojnë projektet e së ardhmes.
Ato prezantojnë tendencat më të reja të zhvillimit të tregut, janë mundësi ballafaqimi me konkurencën dhe tërheqje investimi.
Panairet janë pika të rëndësishme të takimit të punëdhënësve me punëmarrësit, që në ditët e sotme, përbën një nga sfidat më të mëdha të biznesit.
Komunikimi “face to face” jep reagime të vlefshme për përmirësim të produkteve, projekteve apo shërbimeve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Kurdoherë që shihni një person të suksesshëm, ju shihni vetëm lavditë publike dhe asnjëherë sakrificat private që janë bërë për t’i arritur ato.”
— Vaibvah Shah
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0