“Mund të firmosni në fund ju lutem?” “Firmosni këtu.”
Këtyre shprehjeve, që dëgjoni zakonisht kur bëni blerje apo drekoni jashtë, po ju vjen fundi.
MasterCard do t’i japë fund firmave gjatë blerjeve duke filluar nga muaji prill.
Lexoni: Mastercard do të përdorë fotot “selfie” për pagesat online
Por a e dini arsyen pse duhet të firmosni kur bëni një blerje me kartë krediti? Kryesorja: arsye sigurie.
Një nga arsyet përse ju duhet të firmosni për një blerje të caktuar është që shitësit të kontrollojnë firmën në kartë me fimën në faturë. Arsyeja e dytë është për të mbrojtur palët e përfshira (ju, shitësin dhe kompaninë e kartës së kreditit) në rastet kur një blerje kontestohet.
Tashmë 80% e transaksioneve me kartë debiti dhe kartë krediti me një MasterCard në SHBA dhe Kanada nuk kërkojnë një nënshkrim, por së shpejti kjo do të ndodh kudo.
/Mashable
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto