Mastercard do të përdorë fotot "selfie" për pagesat online - Business Magazine Albania

Mastercard do të përdorë fotot “selfie” për pagesat online


Fotot “selfie” do të jenë një mjet mjaft i vlefshëm për t’u mbrojtur nga mashtrimi i kartave të kreditit.

Mastercard ka publikuar javën e kaluar se përdoruesit e saj mund të përdorin një foto të fytyrës së tyre ose shenjat e gishtave për t’u identifikuar kur bëjnë blerje online nga celulari i tyre.

Pas testimeve të suksesshme  vjeshtën e vitit të kaluar, kjo risi mund të vihet në përdorim nga bankat e mëdha në SH.B.A, Kanada, Britani e Madhe dhe disa shtete të tjera Europiane. Ky aplikacion i ri është zhvilluar nga kompania Mastercard për të ulur numrin e madh të vjedhjeve të identitetit dhe kartave të kreditit.

Ky aplikacion do të përdorë të dhëna biometrike të marra nga foto dhe shenjat e gishtave çdo herë kur përdoruesit do të blenë online. Gjithashtu Mastercard po shikon mundësine e monitorimit të rrahjeve të zemrës dhe skanimit të syrit për të verifikuar identitetin.

Me rritjen e numrit të vjedhjeve të kartave të kreditit, kompanitë po shohin për mundësi të reja për të verifikuar identitetin përveç kodeve të thjeshta ose numrave PIN.

Disa ditë më parë, banka Britanike HSBC, i lejon klientët e saj të verifikohen nëpërmjet zërit dhe shenjave të gishtërinjve.

Shumica e kompanive të kartave të kreditit, ka vendosur të gjenerojë kode unike për çdo transaksion në mënyrë që ta ulin mundësinë e mashtrimit.

/Mashable/

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0