Massimiliano Paolucci, Menaxher i Grupit të Bankës Botërore në Shqipëri: Si mundet Shqipëria të përshpejtojë rritjen ekonomike dhe konvergjencën me BE-në - Business Magazine Albania

Massimiliano Paolucci, Menaxher i Grupit të Bankës Botërore në Shqipëri: Si mundet Shqipëria të përshpejtojë rritjen ekonomike dhe konvergjencën me BE-në

Nga Fatima Gorezi – Me mbi 17 vite përvojë në Bankën Botërore, pozicione drejtuese në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe më herët si Menaxher i Zyrës së Grupit të Bankës Botërore për Evropën Jugore, Massimiliano Paolucci vjen në Shqipëri si njohës i mirë i sfidave, por edhe mundësive për zhvillim në Ballkanin Perëndimor. Ky rrugëtim i ka mësuar atij se pavarësisht kontekstit që ka secili vend, ato ndajnë aspirata të përbashkëta: rritje ekonomike rezistente për t’i bërë ballë goditjeve, integrim në BE dhe mirëqënie për qytetarët e tyre. Mësimet e nxjerra nga përvoja në rajon si dëgjimi i komuniteteve, forcimi i institucioneve, investimi në aftësi, promovimi i digjitalizimit dhe nxitja e dialogut gjithëpërfshirës tani përcaktojnë qasjen e tij për Shqipërinë.

Prej më shumë se tri dekadash, Banka Botërore është partner kyç në transformimin ekonomik dhe tranzicionin e Shqipërisë drejt një të ardhmeje më të begatë. Sot, ndërsa vendi po përshpejton axhendën e integrimit në BE dhe po përballet me sfida demografike dhe klimatike, ky partneritet merr një rëndësi edhe më të madhe. 

Nën drejtimin e tij, Banka Botërore po e mbështet Shqipërinë në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, nxitjen e rritjes ekonomike të udhëhequr nga sektori privat, si dhe përparimin e reformave klimatike dhe të gjelbra në shkallë të gjerë që do të sigurojnë vende të reja pune. Në këtë intervistë, Paolucci reflekton mbi eksperiencen e deritanishme që përcakton qasjen e tij, prioritetet strategjike të Bankës për periudhën 2023–2027 dhe se si Shqipëria mund të shfrytëzojë kapitalin njerëzor, inovacionin, bashkëpunimin rajonal dhe qëndrueshmërinë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. 

Me mbi 17 vite përvojë në Bankën Botërore, gjatë së cilës ju keni qenë në pozicione drejtuese në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe më herët si Drejtues i Zyrës së Grupit të Bankës Botërore për Evropën Jugore, cilat nga këto përvoja kanë ndikuar më shumë në qasjen tuaj ndaj zhvillimit në Shqipëri? Dhe cilat janë prioritetet kryesore strategjike të Grupit të Bankës Botërore për Shqipërinë gjatë mandatit tuaj?

Rrugëtimi im në Ballkanin Perëndimor ka qenë një privilegj dhe një përvojë e vlefshme që më ka mësuar shumë. Megjithëse secili vend ka kontekstin e vet unik, ato kanë tipare të përbashkëta, njerëz të talentuar dhe objektiva të qarta për rritje ekonomike, integrim në BE dhe një jetë më të mirë për qytetarët e tyre.

Përvoja në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut më mësoi se të dëgjosh qytetarët dhe të investosh në mirëqënien dhe në aspiratat e tyre për të ardhmen, të punosh për forcimin e institucioneve, nxitjen e digjitalizimit, dhe dialogut gjithëpërfshirës, janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm. Këto mësime vlejnë edhe për Shqipërinë.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0