Maskat e karnavaleve që tregtohen nëpër botë prodhohen në Shqipëri

Maskat e karnavaleve që tregtohen nëpër botë prodhohen në Shqipëri


Në një studio të qetë në veri të Shqipërisë, artistët prodhojnë, pikturojnë dhe zbukurojnë me delikatesë dhjetëra maska veneciane që dërgohen nëpër botë gjatë sezonit të karnavaleve.

Rreth 50 punonjës bëjnë punime dore në fabrikën që gjendet anash liqenit të Shkodrës, e cila eksporton rreth 30.000 maska nëpër botë, çdo vit.

“Në fillim çdo maskë është një mister, duhet të kesh durim për t’a bërë atë, por mezi pret që të shohësh produktin final”, shpjegon Nora Gjonaj, një artiste 41 vjeçare, e cila ka punuar në Fabrikën Shqiptare të Maskave Veneciane për dy dekada.

Maska janë të shumëllojshme. Ato variojnë nga të thjeshtat, të cilat mbulojnë sytë, deri tek maskat zbukuruese për kokën. Kostoja e tyre fillon nga 20 euro deri në 1500 euro (21 dollarë deri në 1.620 dollarë). Shumëllojshmërinë e maskave mund t’a shihni në showroom-in e tyre.

Lexo këtu: Diaspora, krahas ekonomisë po investon edhe në kulturë e kërkim shkencor në Shqipëri

Shumica e maskave që prodhohen kanë si destinacion Venecian, ku karnavalet u anuluan papritur këtë vit, për shkak të virusit Corona. Pjesa tjetër e maskave dërgohen në 40 shtete të tjera, duke përfshirë Francën, Amerikën, Britaninë dhe Australinë.

Kompania gjithashtu merr porosi gjatë vitit nga njerëz që marrin pjesë në ballo maskash, nga kineastët dhe producentët e teatrit, të cilët kanë nevojë për kostume.

Për shembull, Nicole Kidman dhe Tom Cruise kanë veshur dy nga maskat e studios në vitin 1999, në filmin e Stanley Kubrick, “Eyes Wide Shut”.

Floriri, pendët dhe perlat

Studioja është themeluar në vitin 1997, nga Edmond Angoni, një 64 vjeçar shqiptar, i cili ka punuar në Itali para se të kthehej dhe të hapte dyqanin e tij. “Çdo maskë ka bukurinë, magjinë dhe misterin e saj”, thotë ai për AFP.

Artistët fillimisht hedhin argjilën në një mbajtëse, të cilën e rregullojnë duke përdorur  mistri. Kështu krijohet baza e maskës. Përbërja zbutet me një substancë të përshtatshme, e cila përmban letër. Punonjësit ndjekin një sërë hapash të tjerë, gjatë të cilave Angoni thotë se pjesa e nevojshme për maskën, ndahen nga masa e tërë.

“Ne përqendrohemi shumë tek pjesa artistike e maskave, duke i trajtuar ato me pasion dhe dashuri, njësoj si punët artistike”, thotë ai. Showroom-i i maskave po kthehet në një pikë tërheqëse për turistët, të cilët duke i parë maskat mund të perceptojnë sesi do dukeshin ato veshur, duke përfshirë maskat luksoze të zbukuruara me fletë floriri dhe argjendi, pendë, diamante dhe perla.

Vizitorët e interesuar mund të blejnë maska, ose thjesht të provojnë një prej tyre duke paguar tarifën e hyrjes, e cila është 3 euro.

France24

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0