Mashtruesit po ju dërgojnë mesazhe nga numri juaj, ja çfarë të bëni nëse ju ndodh - Business Magazine Albania

Mashtruesit po ju dërgojnë mesazhe nga numri juaj, ja çfarë të bëni nëse ju ndodh

A keni marrë mesazhe të çuditshme kohët e fundit nga vetja juaj?

Mos u shqetësoni, nuk jeni vetëm. Tendenca më e fundit në mesazhet me tekst të padëshiruar përfshin përdoruesit e telefonave celularë që marrin mesazhe nga ai që duket të jetë numri i tyre i telefonit.

Mesazhet zakonisht pretendohet se vijnë nga operatori celular i përdoruesit, duke iu referuar faturës së marrësit dhe duke përfshirë një link me një “dhuratë falas”. Link-u ju çon në faqet e internetit potencialisht me qëllim të keq, sipas përdoruesve në Reddit dhe Twitter.

E gjithë kjo është një eksperiencë shumë konfuze. Ja çfarë duhet të dini për këto mesazhe të padëshiruara dhe çfarë mund të bëni në një situatë të tillë:

Ekspertët e sigurisë sugjerojnë që duhet të jeni gjithmonë të kujdesshëm ndaj përgjigjes së telefonatave ose mesazheve nga numra të paidentifikuar ose të panjohur.

Gjithashtu, ju nuk duhet të “ndani kurrë informacionin tuaj personal ose financiar përmes emailit, mesazheve ose përmes telefonit”. Këshillohet që të mos klikoni në link-et ose bashkëngjitjet që merrni në çdo mesazh me tekst dhe duhet të telefononi mikun tuaj që ju dërgon këto mesazhe para se të klikoni link-un, për t’u siguruar që ato nuk janë hakuar.

Lexoni edhe: Si të mbrohemi nga vjedhja e të dhënave në whatsapp

Verizon ofron këshilla të ngjashme për reagimin mashtrime të ndryshme që përfshijnë mesazhe të dyshimta. Kompania thotë se nuk duhet t’u përgjigjeni fare mesazheve të dyshimta.

Nëse klikoni në një link me qëllim të keq, ekspertët thonë se zgjidhja juaj më e mirë është të shmangni futjen e ndonjë informacioni dhe të shkëpusni pajisjen tuaj nga interneti sa më shpejt të jetë e mundur. Më pas, shkoni te cilësimet e pajisjes tuaj, kontrolloni për ndonjë aplikacion që nuk ju kujtohet të keni shkarkuar dhe fshijini.

Ju gjithashtu mund të përdorni një aplikacion antivirus për të skanuar pajisjen tuaj për malware dhe për të ndryshuar fjalëkalimet e çdo llogarie që mendoni se mund të jetë prekur. Nëse mendoni se informacionet tuaja personale ose financiare mund të jenë në rrezik, mund të ngrini llogarinë tuaj, për të shmangur vjedhjen e mundshme të identitetit.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0