Mashtruesit e TikTok fituan 500 mijë dollarë duke shitur aplikacione te të miturit - Business Magazine Albania

Mashtruesit e TikTok fituan 500 mijë dollarë duke shitur aplikacione te të miturit

Një vajzë 12-vjeçare në Republikën Çeke raportoi në fillim, llogaritë shumë të ndjekura të TikTok që kanë shitur aplikacione për të dyja pajisjet Android dhe iOS. Aplikacionet e quajtura ‘Wallpaper’ apo ‘Shock Your Friends’ janë ndër shtatë aplikacionet në fjalë, të cilat kanë fituar rreth $500,000.

Nëpërmjet profileve të TikTok, me rreth 300.000 ndjekës, ata kanë shtyrë përdoruesit e rinj të marrin aplikacionet duke paguar $2 deri në $10. Pjesa më e madhe e aplikacioneve nuk bëjnë asgjë veçse shfaqin reklama të vazhdueshme. Aplikacioni ‘Shock Your Friends’, për shembull, thjesht lejon përdoruesit t’u dridhet telefoni kur shtypet një buton dhe ky është një funksionalitet thuajse i papërfillshëm për një aplikacion me pagesë.

LEXO: Pas Microsoft-it edhe Twitter synon të blejë aplikacionin Tik Tok

Studiuesit vlerësojnë se shtatë aplikacionet e përfshira në skemë janë shkarkuar gjithsej 2.4 milion herë nëpër Google Play Store dhe Apple’s App Store.Jakub Vavra, analist i kërcënimeve në Avast, tha: “Këto aplikacione që zbuluam janë mashtrime dhe shkelin politikat e aplikacioneve të Google dhe Apple duke bërë pretendime mashtruese rreth funksioneve të tyre, ose duke shërbyer reklama jashtë aplikacionit dhe duke fshehur ikonën origjinale të aplikacionit menjëherë pas instalimit të tij. Është veçanërisht shqetësuese që ato po promovohen në platformat e mediave sociale të popullarizuara në mesin e fëmijëve më të vegjël, të cilët mund të mos njohin disa prej “kurtheve” dhe të bien më lehtë pre e tyre.”

Së fundmi, prindërit këshillohen të flasin me fëmijët e tyre për sigurinë e shkarkimit të këtyre aplikacioneve dhe t’i mësojnë ata aftësitë themelore të shkrim-leximit dixhital për t’i ndihmuar t’i kuptojnë vetë këto gjëra.

UNILAD

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0