Pas Microsoft-it edhe Twitter synon tw blejë aplikacionin Tik Tok

Pas Microsoft-it edhe Twitter synon të blejë aplikacionin Tik Tok

Twitter

Kompania Twitter i ka shprehur interesin kompanisë kineze ByteDance për të blerë operacionet në SHBA të aplikacionit TikTok, bënë të ditur për agjencinë Reuters dy burime që kanë dijeni mbi këtë çështje. Por ekspertët kanë hedhur dyshime mbi aftësinë e “Twitter-it” për siguruar financim për një marrëveshje të mundshme.

Burimet thanë se ka pak mundësi që Twitter të jetë në gjendje ta mundë kompaninë Microsoft duke mbyllur një marrëveshje brenda 45 ditësh, afat që Presidenti Donald Trump i ka dhënë kompanisë ByteDance që të shesë TikTok.

Lexoni: Microsoft po negocion për të blerë aplikacionin Tik Tok

Lajmi se Twitter dhe TikTok-u janë përfshirë në bisedime paraprake dhe se Microsoft ende shihet si kryesues për blerjen e aplikacionit u raportua më herët nga The Wall Street Journal.

Twitter-it do t’i duhet të mbledhë kapital shtesë për të financuar marrëveshjen. Kompania Twitter ka një vlerë në treg prej rreth 30 miliardë dollarësh, pothuajse aq sa vlera që kërkon TikTok të shesë.

Një nga aksionarët e Twitter-it, firma private e kapitalit Silver Lake, është e interesuar të ndihmojë në financimin e një marrëveshjeje të mundshme. Twitter ka bërë të ditur se oferta e tij do të përballej me një kontroll më të vogël rregullator sesa në rastin e Microsoft dhe se nuk do të ketë ndonjë presion nga Kina duke pasur parasysh se nuk është aktiv në atë vend, thanë burimet e Reuters. TikTok, ByteDance dhe Twitter nuk pranuan të komentojnë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0