Mashtrimit me kartat e kreditit po i vjen fundi - Business Magazine Albania

Mashtrimit me kartat e kreditit po i vjen fundi


Një kartë krediti me një ekran digjital që gjeneron rastësisht një kod të sigurisë është duke u lançuar si një mënyrë për luftimin e mashtrimit.

Prof Alan Woodward, një ekspert kibernetik nga Universiteti Surrey, ka thënë se kartave aktuale iu ka kaluar afati dhe dizajni i tyre. Mashtrimet me kartat e kreditit iu kushton bankave miliona çdo vit, shkruan BBC.

Karta e re siguron një shtresë të sigurisë duke zëvendësuar atë statike me kodin e sigurisë tre-shifror të printuar në anën e pasme të kartës me një ekran mini që tregon një kod të rastësishëm që ndryshon automatikisht çdo orë.

Ajo është mundësuar nga një bateri e hollë litiumi projektuar të zgjasë për tre vjet.

Oberthur Technologies është aktualisht në diskutime me bankat në Mbretërinë e Bashkuar për të publikuar teknologjinë dhe do të sjellë kartat “në duart” e konsumatorëve në Francë deri në fund të vitit.

Një pengesë e saj është se konsumatorët nuk do të jenë në gjendje për të mësuar përmendësh kodin e tyre të sigurisë dhe do të duhet t’a kontrollojnë kartën në çdo kohë që ata duan të bëjnë një blerje online.

“Konsumatorët duhet të jenë të vetëdijshëm për gjurmët e tyre dixhitale, instalimi i menjëhershëm i përditësimeve të sigurisë, të përdorin fjalëkalime të fortë dhe unike, të kenë kujdes gjatë përdorimit të rrjeteve publike wi-fi dhe mos zbulojnë shumë informacion në lidhje me veten online.”

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0