Mashtrimi spektakolar i shqiptarit/ Rrëmbeu 45 milionë dollarë dhe i la në bixhoz

Një shqiptar, i cili punonte si agjent pronash në Macomb County në SHBA ka dalë përpara Gjykatës pasi akuzohet për mashtrim të investitorëve, në një shumë që përllogaritet në shumën prej 26 milionë dollarësh. Sipas FOX, paratë e marra, Viktor Gjonaj i shpenzoi për të përmbushur vesin e bixhozit në Michi­gan Lot­tery.

Hetuesit federalë thonë se Viktor Gjonaj krijoi një kompani të rremë dhe mblodhi 26 milion dollarë nga investitorët, të cilët mendonin se po investonin në pasuri të paluajtshme. Por 43-vjeçari i harxhonte në loto, duke blerë deri në një milion dollarë bileta në javë.

Agjentët thonë se skema e Gjonaj u pikas në gusht të vitit 2019, dhe u shprehën se ishin habitur kur dëgjuan për skemën.

‘Federalët’ thonë se Gjonaj gjeti një mënyrë për të fituar çmime të mëdha në Lotarinë e Miçiganit në 2016. Që nga ajo kohë ai filloi të luante shpesh dhe të shpenzonte shumë. Kjo deri në vitin 2017, periudhë kur kishte nisur që të humbte më shumë sesa po fitonte. Në vend që ta linte, ai dyfishoi paratë duke përdorur paratë e investitorëve për të financuar bastet e tij.

FOX

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale