Çfarë të bëni në Mars në Tiranë

Marsi vjen me festa. Ja çfarë mund të bëni në Tiranë



Muaji Mars, sinonimi i ardhjes së pranverës dhe lulëzimit. Marsi është një ndër muajt më të bukur në Tiranë. Koha fillon e ngrohet, dita fillon e bëhet më e gjatë dhe njerëzit kanë më shumë mundësi për aktivitete argëtuese. Nga ne shqiptarët pritet me shumë entuziasëm për shkak të disa ditëve të shënuara kalendarike si: Festa e Mësuesit (7 Mars), Festa e Nënës (8 Mars), Festa e Ditës së Verës 14 Mars, dhe më 22 Mars festohet Dita e Nevruzit.

Lexo: Çfarë të bëni në Gusht në Tiranë

Festa e Mësueseve dhe Nënave:
7-8 Marsi, festa e Mësuesve dhe Grave, gjithnjë konsiderohen si ditë festive, edhe pse sivjet janë planifikuar gjithashtu disa protesta dhe fushata sensibilizimi për gratë. Shih më shumë

Dikur 7 Marsi, festa e Mësuesve festohej duke shkuar te shtëpitë e mësuesve. Një grup nxënësish, më të mirët, shkonin me lule ose dhurata për të falenderuar mësuesin për mësimdhënien dhe ai ose ajo i priste me gjithë të mirat. Sot 7 marsi ende festohet, por brenda mjediseve të shkollës, dhe tradita e luleve vazhdon.

8 Marsi dikur ishte dhe Festa e Nënave, ku ishte një moment për të falenderuar nënat tona që na rritën dhe mbështetën. Në këtë ditë të gjithë ndihmonin nënën që të mos lodhej me punët e shtëpisë dhe i bënin dhurata. Sot ka marrë kuptimin e festës ndërkombëtare të Gruas si kudo në botë. Përsëri shumica e grave preferojnë të festojnë, duke dalë për drekë apo darkë me koleget apo mikeshat e tyre, megjithatë ka plot gra që protestojnë për më shumë të drejta dhe mundësi e barazi me burrat.

Tirane

 

Dita e Verës:
Në 14 Mars, shqiptarët festojnë Ditën e Verës, një festë pagane e ardhur nga kohët e lashta. Elbasani është qyteti i cili e ka në traditë këtë festival (lexoni këtu) por vitet e fundit vëmendja është kthyer dhe në kryeqytetin shqiptarë, Tiranë. Bashkia e Tiranës përgatit një program të gjerë, gjatë gjithë ditës enkas për Ditën e Verës. 14 Marsi, është një ditë pushimi dhe në të gjithë vendin festohet ardhja e pranverës dhe “bereqetit”. Është interesante se nuk quhet “Dita e Pranverës”, por Dita e Verës dhe pse festohet në stinën e Pranverës, sepse ditët e ngrohta nisin shumë herët dhe vendi ynë ka 300 ditë me diell në vit.

Lexo: Ku janë zyrat e Drejtorisë së Tatimeve Tiranë

Koncerte, paradë karnavalesh, lojëra dhe argëtime pafund shënohen këtë ditë. Është dita më e mirë për provuar se si festojnë shqiptarët, ushqimet dhe traditat tona.

Tirane

 

Koncert i madh:
Për herë të parë Tirana do të jetë pjesë e turneut të artistit  ndërkombëtar Maluma, World Tour 11:11 në datë 14 Mars 2020 në sheshin Nënë Tereza, ku nën tingujt e muzikës latine do të festojmë së bashku Ditën e Verës.

Një ndër eventet tona speciale është Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve të foto-konkursit në mediat sociale, i cili do të organizohet në javën e parë të Marsit. Ne do të zgjedhim 3 fitues të konkursit #tirnanawinter2020 të zhvilluar në Instagram dhe Facebook nga data 1 Dhjetor 2019 dhe 29 Shkurt 2020, si dhe do hapim konkursin tjeter të pranverës #TiranaSpring2020.

Marsi është i ngjeshur dhe me aktivitete në ditët e tjera, me shfaqje teatrale, ekspozita dhe koncerte, të cilat do t’i gjeni të publikuara këtu.

Visit Tirana

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0