Marrëveshja, vera e Kosovës eksportohen për herë të parë në Serbi - Business Magazine Albania

Marrëveshja, vera e Kosovës eksportohen për herë të parë në Serbi

Verërat e prodhuara në Kosovë do të bëhen për herë të parë pjesë e tregut të Serbisë. Nismë në fjalë është bërë në kuadër të Javës së Biznesit Kosovar 2020 në Suharekë, ku veraria, ”Agro Kosova Holding”, nis zyrtarisht eksportin në Serbi, bën me dije Ekonomia Online. Kryeministri Avdullah Hoti, tha gjatë aktivitetit se po vazhdon implementimi i një pike tjetër të marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës e Serbisë, e arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Pronari Aziz Tafaj , u shpreh se ata prej kohësh eksportojnë  në shtete të ndryshme, ndërsa kanë filluar edhe në Serbi tashmë. “Ndërmarrja ka 430 hektarë të vreshtarisë dhe prodhon diku rreth 1 milion litra vere dhe prodhimi i verës ka filluar të eksportohet edhe jashtë Kosovës. Këtë vit një treg i ri i cili ka filluar të jetë interesant është edhe Serbia,  ku kemi nënshkruar kontratë për 1 milion litra. Sot jemi duke filluar me implementimin e kësaj marrëveshjeje. Do të vazhdojmë programin tonë. Ky vit nuk ka qenë vit i lehtë për neve si prodhues, por kemi pasur mbështetjen e qeverisë. Iniciativa e qeverisë për subvencionimin e vreshtave na ka krijuar entuziazëm të prodhojmë edhe më shumë”- tha ai.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, u shpreh se duhet krijuar hapësirë prodhueseve vendës dhe bizneseve. Për të eksporti i verërave në Serbi është rezultat i marrëveshjes së Washingtonit. “Është  rezultat i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë për normalizim të raporteve ekonomike dhe po bëhet realitet. 18 vite kemi ecur bashkë me prodhues dhe vazhdimisht bizneset kërkojnë mbështetje st dhe për herë të pare kritikat janë më të vogla nga qeveria. Duhet të mbështeten prodhuesit  dhe bizneset sepse u është kufizuar e drejta për të punuar lirshëm dhe kjo na pengon shumë në mungesë të ligjeve. Pa zhvillim ekonomik, varfëria do të jetë më e madhe. Ne presim që qeveria të bëjë më shumë dhe të mbështesë më shumë. Po ashtu edhe ministria e bujqësisë ka rritur vlerën e subvencioneve”, tha Shahini.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti theksoi se do vazhdojë mbështetjen për bizneset. “Jemi këtu për ti dhëne mbështetje bizneseve e prodhueseve vendës, ku 80% del jashtë Kosovës. Jemi munduar të mbështesim bizneset. 270 milion euro i kemi shpërndarë duke dyfishuar  subvencionimet në vreshta. Gjendja është e rëndë po do të iu qëndrojmë afër bizneseve. Vitin  ardhshëm kemi paraparë buxhet 182 milion euro edhe me ndihëm e partnerëve ndërkombëtar. Ligjin për rimëkëmbje ekonomike do ta kalojmë javën tjetër”, tha Hoti.

Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa, tha se për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia këtë vit, kanë vendosur dyfishimin e subvencioneve për vreshta. “Pas diskutimeve që kemi pasur kemi vendosur sivjet të dyfishojmë subvencionet edhe për vreshta nga 1 euro për hektarë. Dhe natyrisht do të paguajmë dy herë subvencionimin për litër të verës. Edhe me të gjitha subvencionet mbi 400 milion euro jemi të bindur qe kjo është një përkrahje për zhvillimin ekonomik”.

EKONOMIAONLINE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0