Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale, Minstrja Denaj e pranishme

Markat shqiptare rriten 4 herë në pesë vitet e fundit, sipas ministres së Financave


Këtë vit slogani i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale është “Pronësia Intelektuale dhe Sportet”- Të arrijmë më të mirën!

Në Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, u zhvillua në Tiranë një konferencë e posaçme, ku morën pjesë përfaqësues nga qeveria dhe aktorë të ndryshëm.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj tha gjatë takimit se, “Pronësia Intelektuale është sot një kapital i rëndësishëm i biznesit. Në 5 vitet e fundit ka 4 fishim të markave shqiptare”.

Qeveria, tha Ministrja, është e angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe asaj industriale dhe ka vendosur si një nga prioritetet e saj reformimin e sistemit të pronësisë intelektuale, me qëllim arritjen e standardeve Evropiane mbi mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale.

Strategjia Kombëtare e Pronësisë Intelektuale 2016-2020 është një dokument i rëndësishëm për forcimin e sistemit të pronësisë intelektuale në vend, pasi ajo synon nxitjen e ekonomisë shqiptare drejt një ekonomie inovative të bazuar në dije. “Pjesë përbërëse e kësaj strategjie janë sigurimi i të drejtave të Pronësisë Intelektuale, mirëfunksionimi i sistemit gjyqësor si dhe modernizimi i institucioneve të përfshira në sistem. Strategjia sugjeron që sistemi i PI të inkurajojë transferimin e teknologjisë përmes tregut të transferimit të teknologjisë, në veçanti me shitjen dhe blerjen e teknologjisë së mbrojtur me patentë”, u shpreh Ministrja Denaj.

Ministrja theksoi se politikat e qeverisë kanë në fokus rritjen e ndërgjegjësimit, si dhe forcimin e sistemit të regjistrimit, administrimit dhe mbrojtjes së të drejtave që rrjedhin nga Pronësia Intelektuale, si të drejta që ushtrojnë një ndikim të fuqishëm në zhvillimin dhe mirëfunksionimin e ekonomisë në vendin tonë”, theksoi Ministrja.

Në këtë kuadër, Ministrja Denaj tha se shpërndarja e subvencioneve qeveritare për Kërkim & Zhvillim apo krijimi i fondeve publike për institutet kërkimore shkencore janë politika që synojnë të japin drejtpërdrejt kontribut në risi duke ofruar stimuj për të investuar në punë kërkimore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0