Marka e re shqiptare e veshjeve që po menaxhohet nga 18 vjeçari

Marka e re shqiptare e veshjeve që po menaxhohet nga 18 vjeçari


Hudi Shehu, është një 18 vjeçar nga Memaliaj. Prej 5 muajsh ai është përfshirë në projektin e familjes për të tregtuar veshje e aksesorë me një markë të tyren. Bluza, pantallona, atlete, kapele dhe çdo gjë rreth modës, do të jenë nën emrin “Gerid”. Produktet stampohen në Londër dhe në bashkëpunim me kushëririn e tij atje, po organizohet mundësia e tregtimit njëkohësisht në Shqipëri dhe Britani. Kjo mund të jetë hera e parë kur një produkt shqiptar lind dhe ka shanse të zhvillohet ndërkombëtarisht, pa u fokusuar në një treg lokal.

Hudi thotë në një intervistë për Businessmag se, “veshjet me dizajn të personalizuar, do të kenë ekskluzivitetin të shiten si fillim në Shqipëri në butikun që do të hapet, dhe në një dyqan të vogël në Nottingham, Angli. Dyqanet do të gjenden me emrin “Gerid Boutique”.

I pyetur se çfarë do të dallojë sipërmarrjen e familjes së tij, nga dyqane të shumta të veshjeve në Shqipëri, Hudi thotë se, “të gjitha këto produkte janë të mbrojtura, pasi janë krijimi ynë dhe nuk mund t’i tregtojë dikush tjetër”. Hudi pranon se ka dyqane plot, por në këtë rast, dyqani merr pamje tjetër si një “label” dhe një fashion group . “Ajo që na diferencon është, që ne kemi një dizajn tonin të veçantë dhe nuk tregtojmë produkte si imitime markash të njohura”.

Ai është optimist për shitjet, pasi testimet deri më tani, tregojnë se klientët kanë mbetur të kënaqur, si nga materiali i çdo produkti dhe stampimi. “Gerid” ka 3 designer profesionalë.

Për të siguruar veshjet me markë shqiptare, Gerid Grup ka lidhur kontratë me disa firma të mëdha të bluzave, të cilat sigurojnë materialin e parë dhe më pas krijohet produkti. Dy dyqanet e para, në Memaliaj dhe në Nottingham do të hapen në prill, ndërsa më vonë pritet të hapet edhe dyqani i tretë në Tiranë.

Një biznes familjar që ndahet mes Britanisë dhe Shqipërisë, më saktë mes Londrës dhe Memaliajt në Tepelenë.

Në planet e kësaj kompanie është stampimi i veshjeve në Shqipëri. Vetëm me këtë hap, kompania e re do të kalojë nga 8 të punësuar në 20 punonjës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0