Mark Zuckerberg thirret në gjykatë për realitetin virtual - Business Magazine Albania

Mark Zuckerberg thirret në gjykatë për realitetin virtual


Mark Zuckerberg është thirrur në gjykatën e Dallasit në Shtetet e Bashkuara ditën e Martë për të mbrojtur kompaninë e tij ndaj pretendimeve se ka vjedhur teknologjinë e realitetit virtual.

Është Zenimax Media kompania e cila paditi Facebook dhe për këtë kërkon 2 miliardë $. Zenimax argumentoi se inovacionet e para të kompanisë në realitetin virtual u kopjuan në mënyrë të paligjshme nga Oculus për të ndërtuar paisjen Rift.

Oculus u ble nga Facebook në 2014-tën dhe shihet si një prej lëvizjeve më strategjike të kompanisë, frytet e të cilës do të vinë vetëm dekadën e ardhshme.

Argumenti i Zuckerberg ishte se Zenimax ka dështuar të zhvillojë teknologjinë dhe është puna e Oculus ajo që e bërë këtë teknologji kaq të kërkuar ditët e sotme.

Oculus dhe themeluesit e saj kanë investuar para dhe kohë në realitetin virtual me besimin se kjo teknologji mund të transformojë tërësisht mënyrën sesi njerëzit komunikojnë dhe ndërveprojnë.

Burimi: pcworld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #32 - Gusht 2023
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0