Mark Zuckerberg ruhet nga 16 truproja - Business Magazine Albania

Mark Zuckerberg ruhet nga 16 truproja


Kur Mark Zuckerberg mori truprojën e tij të parë në vitin 2011 ky lajm kishte bërë bujë.

Por këto ditë duken të jenë pak më të zorshme për themeluesin e Facebook. Kjo pasi tanimë ai disponon 16 njerëz që e mbrojnë atë në shtëpinë e tij 7 milionë dollarëshe në Palo Alto, California.

Siç shkruajnë mediat e huaja, Zuckerberg tani është i shqetësuar rreth sigurisë së tij dhe për këtë ka angazhuar truproje, për ditën edhe natën.

Edhe pse nuk ka arsye të përcaktuara rreth asaj se për çfarë shqetësimesh bëhet konkretisht fjalë.
Një burim i paidentifikuar është cituar të ketë thënë: “Ju jeni duke prekur qindra miliona njerëz. Të gjithë ‘shefat e mëdhenj’ marrin kërcënime, dhe ata i marrin shumë seriozisht ato”.

 

/Gazeta Express/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0