Mark dhe Priscilla në ndihmë të zhvilluesve të programeve në Afrikë - Business Magazine Albania

Mark dhe Priscilla në ndihmë të zhvilluesve të programeve në Afrikë


 

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan i japin “pëlqej” Andela-n.

Chan Zuckerberg Initiative” do të udhëheqë një raund financimesh prej 24 milionë $ për Andela-n, një startup me bazë në Nju Jork që trajnon zhvilluesë programesh në Afrikë. Programi është investimi i parë madhor që kur u themelua nga CEO i Facebook, Zuckerberg dhe e shoqja e tij Dr. Priscilla Chan në Dhjetor të 2015-s.

“Ne jetojmë në një botë ku talentet janë të shpërndara në mënyrë të barabartë, por jo mundësitë,” ka thënë Zuckerberg. “Misioni i Andela-s është të ngushtojë këtë hendek.”

Themeluar në 2014-n, misioni i Andela-s është të japë një ndihmesë për studentët me rezultate të shkëlqyera të universiteteve dhe për profesionistët në Afrikë në mënyrë që të mësojnë programim. Organizata aktualisht punëson rreth 200 njerëz nga Nairobi, Kenya dhe Lagos i Nigerisë.

Programi është jashtëzakonisht përzgjedhës, duke pranuar vetëm 0.7 % të 40,000 prej atyre që kanë aplikuar. Ata të cilët përzgjidhen u bashkohen kompanive si IBM, Google dhe Facebook me një kontratë 4-vjeçare.

Me këtë investim nga “Chan Zuckerberg Initiative”, Andela do të ketë mundësinë të rrisë numrin e personave të përfshirë në program dhe të arrijn më shpejt objektivin e saj 10-vjeçar të trajnimit të 100,000 zhvilluesve të programeve në të gjithë kontinentin afrikan. Gjithashtu do të hapet edhe një kampus në një shtet të tretë, thotë CEO dhe bashkëthemeluesi i Andela-s Jeremy Johnson, raporton Mashable.

“Ne gjejmë zhvilluesë të nivelit gjenial në kontinentin afrikan. Ne u japim atyre mjetet për t’u angazhuar si pjesëtarët më të mirë të skuadrave të inxhinierimit. Këta njerëz janë të jashtëzakonshëm. Meritojnë respekt.”

Andela kërkon që të sjellë gjithashtu edhe femra në zhvillimin e softuereve, objektivi i kompanisë është që të arrijnë 35 % të pjesës së femrave programuese. Aktualisht 34 % e zhvilluesve të tyre në Kenia janë femra, dhe 21 % në Nigeri.
“Ne te Andela besojmë se nuk ka justifikim për të patur më pak femra zhvilluese,” shkruan në faqen e saj në internet Andela. “…ne e dimë se talenti është neutral nga gjinia.”

“Kur anëtari më i mirë i skuadrës është një vajzë e re nga Kenia, kjo i detyron njeëzit të rimendohen se si mund të jetë një zhvillues,” ka shtuar Johnson. “Ne po ndryshojmë zermrat dhe mendjet.”

“Chan Zuckerberg Initiative” u themelua pas lindjes së fëmijës së parë të çiftit Zuckerberg, një vajzë të quajtur Max. Fondacioni do të marrë gradualisht 99 % të aksioneve të Zuckerberg në Facebook gjatë të gjithë kohës, që vlen 45 miliardë $. Ajo pret “ (të përmirësojë) këtë botë për gjeneratën e ardhshme,” ka thënë Zuckerberg. “Ne kemi një përgjegjësi morale për investimet tona.”

 

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0