Maqedoni – Shqipëri, transformimi i rajonit në një treg të përbashkët - Business Magazine Albania

Maqedoni – Shqipëri, transformimi i rajonit në një treg të përbashkët


Nga data 3-5 Tetor 2016, në Tiranë do të realizojë një vizitë zyrtare të nivelit të lartë Ministri për Investime të Huaja në Republikën e Maqedonisë, Z. Arlind Zeqiri. Ai do të jetë i shoqëruar nga Zëvendësministri i Financave Z. Gëzim Beadini, dhe Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Z. Faton Pollozhani, si dhe Z. Fatos Mustafa, Drejtues i Zyrës Ndërkombëtare Invest Macedonia – Shqipëri & Kosovë. Ata do të priten në takime nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar, duke filluar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bujar Nishani, Kryetari i Kuvendit SH.T.Z. Ilir Meta, por edhe nga kryetari i Partisë Demokratike Z. Lulzim Basha. Gjithashtu nuk do të mungojnë edhe takimet me drejtues të disa ministrive, si me Znj. Milva Ekonomi, Ministre e Zhvillimit të Ekonomisë, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, me Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës Z. Sokol Dervishaj, me Ministrin e Energjisë dhe Industrisë Z. Damian Gjiknuri, me Zëvendësministrin e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Z. Gjoke Jaku, me Zëvendësministrin e Financave Z. Ervin Mete, por edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Z. Erion Veliaj.

Në qendër të bisedimeve midis zyrtarëve të lartë shtetërorë do të jetë bashkëpunimi ekonomik, platforma për ta transformuar rajonin në një treg të përbashkët për investime, shkëmbim të përvojave, rritje të njohurive, organizim aktivitetesh etj.
Vëmendje të veçantë do t’i kushtohet projekteve me interes të veçantë për të dy shtetet, siç është Rruga e Arbrit, Korridori 8, por edhe hekurudha Kërçovë – Lin. Të gjitha këto projekte nuk nxisin vetëm tregtinë midis dy vendeve, por edhe i japin më shumë mundësi rajonit të konkurrojë si një i tërë.

Gjatë tre ditëve të vizitës në Tiranë Z. Zeqiri dhe kolegët e tij do të kenë mundësi që të organizojnë takime edhe me përfaqësues të sipërmarrjes dhe drejtues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, me kreun e këtij inztitucioni Z. Nikolin Jaka, por edhe me Presidentin e Dhomës Tregtare Shqipëri – Turqi Z. Seyhan Pencabligil.
Me biznesin do të diskutohet mundësia për shkëmbim të përvojave, të njohurive, por edhe politikat fiskale dhe ato makroekonomike.

“ Maqedonia dhe Shqipëria duhet të rrisin më tej bashkëpunimin për të forcuar pozitat e tyre, si dhe për të garantuar më shumë konkurrueshmëri dhe një klimë sa më të favorshme për sipërmarrjen. Këto vizita i shërbejnë kësaj fryme dhe ne mbetemi gjithmonë të angazhuar për ta shtrirë këtë bashkëpunim në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si industria, turizmi etj”, tha Z. Fatos Mustafa, Drejtues i Zyrës Ndërkombëtare Invest Macedonia – Shqipëri & Kosovë.

Në kushtet e një konkurrence gjithnjë e në rritje që vjen edhe nga globalizimi, këto takime shërbejnë për të koordinuar më mirë dhe më me efikasitet politikat ekonomike.

Biznesi shqiptar do të ketë mundësi që të njihet me mundësitë e zgjerimit të aktivitetit në Maqedoni, me lehtësitë që ofrohen për të bërë biznes dhe incentivat përkrahëse që zbaton shteti për të lehtësuar tregtinë.

Një temë e rëndësishme diskutimi mes të gjitha palëve do të jetë edhe diaspora, potencialet e së cilës duhet të shfrytëzohen në dobi të zhvillimit ekonomik, rritjes së aktiviteteve mes dy vendeve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0