Mapo Cash&Carry shpërndan ushqim dhe pije në shtëpitë tuaja

Mapo Cash&Carry shpërndan ushqim dhe pije në shtëpitë tuaja


Mapo Cash&Carry ofron shërbimin delivery në shtëpitë tuaja. Portofoli i produkteve përbëhet nga ushqime dhe pije, të cilat mund t’i porosisni online. Platforma u ndërtua në kohë rekord, për t’u mundësuar njerëzve të kenë në shtëpi ushqime dhe pije, por pa qenë nevoja të dalin jashtë.

Kjo faqe e-commerce u ndërtua me suportin e New Media Communications, që ka një eksperiencë të gjerë në ndërtimin e faqeve të internetit që shesin online në arenën ndërkombëtare dhe në atë vendase. Me platformën e re, DyqaniOnline.com të krijuar nga ekipi i zhvilluesve, tashmë të gjitha subjektet kanë mundësi tw shesin produktet e tyre në internet brenda një periudhe kohe prej 72 orë.

Sfida që ka sjellë kjo pandemi për bizneset të cilat kanë dyqane fizike është të maksimizojnë orët e funksionimit dhe këtë mund ta bëjnë duke shitur në internet. Nëse oraret e qarkullimit të njerëzve janë deri në orën 13:00, me një Dyqan Online në internet mund të merrni porosi 24 orë/ 7 ditë .

Për këtë arsye një pjesë e madhe e biznesve kanë kaluar aktivitetin e tyre tregtar edhe online duke iu përshtatur kësaj nevoje të imponuar nga situata. Një listë të subjektve që ofrojnë produktet e tyre online e gjeni KETU.

Mapo Cash&Carry është pjesë e Eurolab Internacional Grup, e cila ka origjinën e saj në vitin 1995, si një ndër kompanitë e para në import dhe distribucion në Shqipëri. Emri “Eurolab” vjen si bashkim i natyrshëm midis produkteve europiane dhe atyre të Labërisë në jugun e Shqipërisë.

Për të porositur online ose për më shumë informacione rreth kësaj platforme klikoni këtu.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0