Mamaja e Elon Musk pozon për Fadil Berishën mes veprave të artistes shqiptare që pikturon vetëm me duar - Business Magazine Albania

Mamaja e Elon Musk pozon për Fadil Berishën mes veprave të artistes shqiptare që pikturon vetëm me duar

Mamaja e Elon Musk pozon për Fadil Berishën mes veprave të artistes shqiptare që pikturon vetëm me duar

Artistja e re shqiptare Adela Osmani, e cila pikturon vetëm me duar ka përjetuar një moment të rrallë në New York, ku pikturat e saj u bënë pjesë e një set-i fotografik me ikonën botërore Maye Musk supermodele, autore dhe simbol i reziliencës moderne.

Adela e dinte që arti i saj do të shoqëronte këtë set të rëndësishëm, dhe vetëm kjo e mbushi me emocion të skajshëm dhe nderim të veçantë.

Por surpriza më e madhe ndodhi kur ajo zbuloi se fotografitë do të realizoheshin në studion e Fadil Berishës, një prej figurave më të shquara të artit dhe ambasador i kulturës shqiptare në botë. Takimi mes tyre i dha momentit një dimension edhe më të thellë.

Lexo edhe: Një epokë e re për administrimin e ndërtesave: Të enjten më 4 dhjetor, lançohet Komuniteti.al

Adela ka një stil saj të pikturimit vetëm me duar, një proces që lind nga seancat e shërimit ku emocionet dhe ngjyrat marrin formë instinktive.

Në atë studio, u bashkuan tre botë: arti shërues i Adelës, eleganca dhe mençuria e Maye Musk, dhe drita e Berishës duke krijuar një moment të paharrueshëm për artin shqiptar ndërkombëtarisht.

Maye Musk është një nga gratë më frymëzuese të kohëve moderne: supermodele me një karrierë mbi 50-vjeçare, autore e bestsellerit për vetëbesimin, nutricioniste, figurë e modës ndërkombëtare dhe nënë e Elon Musk. Ajo mishëron mençuri, elegancë dhe fuqinë e ringritjes, duke u kthyer në simbol të një feminiteti të pjekur, të lumtur dhe të guximshëm.

a2cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0