Mali i Zi, Shtetësi për investitorët - Business Magazine Albania

Mali i Zi, Shtetësi për investitorët


Mali i Zi po përdor një strategji interesante për të tërhequr investimet e huaja.Prej më pak se një viti, është lancuar mundësia e marrjes së pasaportës nga investitorët, nisur nga një shumë minimale (kusht për investim). Vendimi ka hyrë në fuqi këto ditë të para janari.

Shtetësia mund të përfitohet duke paguar të paktën 450,000 euro me qëllim të investimit në një projekt zhvillimi në Podgoricë dhe në rajonin bregdetar, ose 250,000 euro në pjesën veriore apo qendrore të Malit të Zi.

Qytetaria ekonomike mund të merret nga investitorë që shpenzojnë minimalisht 100 mijë euro në financimin e komunitetit lokal më pak të zhvilluar.

Paratë parashikohet të shkojnë për të financuar infrastrukturën në komunat më pak të zhvilluara, kryesisht në veri të vendit. Një autoritet i pavarur do të monitorojë pagesat dhe investimin e tyre.

Përmes kësaj forme pritet të jepen deri në 2000 shtetësi dhe me këtë program Mali i  Zi mund të renditet mes vendeve më konkurruese në tërheqjen e investimeve të huaja në Europë.

Mali i Zi prej vitesh është aktiv në tërheqjen e investimeve të huaja, kryesisht në turizëm.

PR NewsWire 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0