Në pritje të sezonit turistik, Mali i Zi ka finalizuar të gjitha protokollet shëndetësore dhe qeveria ka marrë një vendim për të siguruar trajtim spitalor për turistët e huaj nëse infektohen me Covid gjatë qëndrimit në këtë shtet. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Milatović, tha se protokollet shëndetësore do të shpërndahen në industrinë e turizmit dhe ambasadat javën e ardhshme dhe do të jenë në anglisht dhe rusisht.
Ministrja e Shëndetësisë Jelena Borovinić Bojović deklaroi se shteti do të mbulojë të gjithë trajtimin e turistëve që infektohen apo shtrohen në spital. “Qeveria ka marrë një vendim që turistët që sëmuren me Covid-19 gjatë qëndrimit të tyre në Malin e Zi dhe të shtrohen në spital të trajtohen në ngarkim të shtetit” tha ajo.
Testimi me PCR në rast se turistët duhet të kthehen në vendin e tyre, do të kryhet normalisht në Malin e Zi në dy mënyra paralele: Njëra do të organizohet me ndihmën e Institutit të Shëndetit Publik të këtij shteti dhe do të kryhet falas; Dhe së dyti do të shihet mundësia e bërjes së testeve në laboratorë privatë.
Të gjithë hotelierët do të caktojnë 10 përqind të kapacitetit të tyre për rastet e mundshme me Covid-19, njoftoi gjithashtu Borovinic Bojovic. Masa e hyrjes në Malin e Zi pa test për shtetasit e Serbisë, Kroacisë, BiH, Rusisë, Bjellorusisë, Ukrainës dhe Shqipërisë mbetet në fuqi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto