Malajzi, robotë për të zëvendësuar studentët gjatë ceremonisë së diplomimit - Business Magazine Albania

Malajzi, robotë për të zëvendësuar studentët gjatë ceremonisë së diplomimit

Një universitet malajzian po mendon të përdorë robotë të pajisur me uniformë diplomimi dhe tabletë, për të zëvendësuar studentët gjatë ceremonisë së diplomimit, për të shmangur çdo rrezik të kontaminimit nga koronavirusi. Por, studentët e kundërshtuan këtë ide, duke kërkuar një ceremoni të vërtetë.

Në një video demonstrative, transmetuar nga universiteti ”Sultan Zainal Abidin”, shfaqen dy robotë të veshur me uniformën karakteristike, të cilëve iu jepet një diplomë nga zyrtarët e universitetit në emër të studentëve, identiteti i të cilëve shfaqet në tablet.

Profesori i asociuar, Engku Fadzli Hasan Syed Abdullah, i cili kryeson ekipin e robotëve, sqaroi se kjo do t’i lejonte studentët të merrnin pjesë në distancë në këto ceremoni diplomimi. “Ne do të shfaqnim fytyrën e studentit në kokën e robotit përmes një aplikacioni video-konference”, i tha AFP-së akademiku nga universiteti në shtetin verilindor të Terengganu.

Sidoqoftë, studentët nuk e kanë aprovuar ketë ide dhe kërkuan që universiteti të shtyjë ceremonitë e planifikuara fillimisht për tetor dhe nëntor. “Unë jam i gatshëm të pres një, dy, tre ose më shumë vite, por ju lutem më lini ta shijoj,” shkroi Nurhazwani Sa’aid në faqen e institucionit në Facebook. Engku Fadzli megjithatë tha se kjo është thjesht një ide dhe se universiteti do të bënte çmos për të zhvilluar ceremoninë e diplomimit.

Malajzia ka pasur një shpërthim relativisht të moderuar të virusit, me afro 8,000 njerëz të infektuar dhe 115 vdekje.

TECXHPLORE

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0