Makinat Volvo në Evropë po lajmërojnë njëra-tjetrën kur hasin rreziqe ose rrugë të rrëshqitshme - Business Magazine Albania

Makinat Volvo në Evropë po lajmërojnë njëra-tjetrën kur hasin rreziqe ose rrugë të rrëshqitshme

Volvo

Volvo Cars ka nisur implementimin e një teknologjie të re sigurie për herë të parë në industri në të gjithë makinat që gjenden në Evropë, si një hap ambicioz mbi përmirësimin e sigurisë në rrugë.

Kjo teknologji bën të mundur që makinat Volvo të komunikojnë me njëra-tjetrën dhe të paralajmërojnë drejtuesit e makinave sa herë gjenden pranë rreziqeve në rrugë ose rrugëve të rrëshqitshme.

Hazard Light Alert dhe Slippery Road Alert u prezantuan për herë të parë në vitin 2016 në serinë 90 të makinave të Volvo në Suedi dhe Norvegji. Tani këto shërbime janë të aksesueshme dhe në shtetet e tjera të Evropës dhe vijnë si një standard në të gjitha modelet e reja të vitit 2020 dhe 2021 (mund të aktivizohet në një numër të përzgjedhur modelesh të mëparshme).

“Shpërndarja e të dhënave në kohë reale midis makinave mund të ndihmojë në parandalimin e aksidenteve. Tashmë përdoruesit e makinave Volvo do të kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në sigurinë e drejtuesve që kanë aktivizuar këtë shërbim, ndërkohë që dhe vetë do të përfitojnë nga njoftimet e shpejta mbi situata të rrezikshme në rrugë.” tha drejtuesi i Safety Centre në Volvo Cars, Malin Ekholm.

Studimet mbi sigurinë nga Volvo tregojnë se rregullimi i shpejtësisë sipas situatës aktuale të lëvizjes mund të ulë radikalisht rrezikun për aksidente. Duke i lajmëruar drejtuesit rreth rreziqeve që gjenden në rrugë para se ato të ndeshen me atë situatë, ata arrijnë të adoptojnë shpejtësinë e duhur për të shmangur aksidentet rrugore.

Lexo: Gratë kanë 71% më shumë gjasa të plagosen në një aksident, por pse?

Me lançimin e këtij shërbimi në Evropë, Volvo fton të gjithë përdoruesit të bëhen pjesë e kësaj ndihmese duke kontribuar me të dhëna anonime mbi situatën e trafikut në vendin ku ndodhen.

“Sa më i madh të jetë numri i makinave që e kanë aktivizuar këtë shërbim, aq më të sigurta rrugët tona bëhen. Ne shpresojmë të bashkëpunojmë me partnerë të tjerë që janë të vendosur për të rritur sigurinë në rrugë.” shtoi Ekholm.

Ky sistem sigurie i zhvilluar nga Volvo është i pari në industrinë e makinave dhe kompania ka vendosur që të bëjë njohuritë e saja lehtësisht të aksesueshme përmes kësaj biblioteke dixhitale, e cila nxit këtë industri t’i përdorin në interes të rrugëve më të sigurta për të gjithë drejtuesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0