Makinat hibride emetojnë gati 3 herë më shumë dioksid karboni, në raport me testet - Business Magazine Albania

Makinat hibride emetojnë gati 3 herë më shumë dioksid karboni, në raport me testet


Makinat hibride përdorin një motor elektrik me bateri për të mbështetur motorin e tyre me djegie të brendshme.

Por, disa studime kanë zbuluar se nivelet e konsumit të karburantit të automjeteve hibride janë shumë më të mëdha në botën reale sesa në kushtet e testimit.

Arsyeja është se makinat hibride, me një motor elektrik shtesë dhe bateri, ka gjasa të jenë më të rënda se homologët e tyre të benzinës.

Për më tepër, shumë pronarë të automjeteve të tilla po lënë mënjanë këtë pjesë, duke i drejtuar ato vetëm me benzinë dhe duke humbur përfitimet e sistemit të dyfishtë.

Zbulimet vijnë pas njoftimit të Qeverisë britanike se shitjet e makinave benzinë, naftë dhe hibrid do të ndalohen duke nisur nga viti 2035.

“Kur furnizohen siç duhet, automjetet hibride elektrike lejojnë shoferët të kryejnë pjesën më të madhe të udhëtimeve në modalitetin elektrik”, tha Ewa Kmietowicz, drejtuese e Ekipit të Transportit në Komisionin për Ndryshimin e Klimës.

Megjithatë, ekziston shqetësimi se hibridet elektrike nuk janë duke u përdorur siç synohet, duke arritur më pak se një të tretën e miljeve në modalitetin elektrik dhe rrezikojnë emetime më të larta.

“Deri në fund të vitit, shumica e modeleve të reja të automjetit plotësisht elektrike do të jenë në gjendje të mbulojnë 150 milje me një ngarkesë të vetme dhe nevoja për hibride plug-in në mënyrë të pashmangshme do të bjerë,” pohon Kmietowicz.

Një studim nga firma e administrimit të karburantit Miles Consultancy auditoi konsumin e automjeteve të ndryshme elektrike të njohura hibride mes shoferëve të flotës së makinave.

Kompania me bazë në Crewe zbuloi se automjetet e prodhuar nga kompani të tilla si BMW, Mercedes, Mitsubishi dhe Volkswagen – shpesh rezultuan në nivele të konsumit të karburantit 2.5-3 herë më të larta se sa ishin reklamuar.

Një auditim i 187 plug-in në BMW hibride me ngarkesë të rregullt, zbuloi se mjeti bëri vetëm 42/galon, në krahasim me 137 milje/galon të parashikuar.

Ndërkohë ekspertët zbuluar se makinat me emetim të dioksidit të karbonit parashikuar me 50 gramë për kilometer, shpesh lëshojnë tre herë më shumë në kushte reale të drejtimit.

Një studim i vitit 2018 i hibrideve plug-in nga studiuesit në Norvegji, arriti në përfundimin se, emetimi mesatar vjetor i vlerësuar i CO2 ishte rreth 2.5 herë më i lartë se vlera e deklaruar në testin zyrtar të emetimit të CO2.

Megjithatë, automjetet hibride-elektrike janë pëlqyer nga konsumatori. Ndaj industria parashikon se shitjet e automjeteve do të rriten në Evropë këtë vit nga 220 mijë në 590 mijë njësi.Problemi është se shifrat zyrtare janë shumë të ndjeshme ndaj supozimeve se si ngarkohen dhe drejtohen automjetet elektrike hibride plug-in.

“Mjeti elektrik hibrid plug-in Mitsubishi Outlander u testua fillimisht për emetimet dhe ekonominë e karburantit në një gjendje plotësisht të ngarkuar,” tha një zëdhënës i Mitsubishi në Britani të Madhe.

Telegraph.com.uk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0