Makinat elektrike do të mund të karikohen edhe kur janë në lëvizje - Business Magazine Albania

Makinat elektrike do të mund të karikohen edhe kur janë në lëvizje


Prodhuesi i çipave të smartphone-ëve Qualcomm ka krijuar një sistem të ri që lejon makinat elektrike të karikohen ndërkohë që janë në lëvizje, madje edhe me shpejtësi të lartë.

Krijimi i autostradave të tilla mund të revolucionarizojë tregun e makinave elektrike dhe t’u japë fund dy problemeve kryesore (distanca dhe koha e gjatë e rimbushjes) që pengojnë miratimin e tyre sot.

Demonstrimi i parë i drejtpërdrejtë i një rruge të ngjashme me kompaninë e teknologjisë Scalextric u zhvillua javën e kaluar në Francë. Ajo funksionon duke lidhur një numër blloqesh ‘wireless’ të Qualcomm, të dizajnuara për të karikuar makinat elektrike kur janë të parkuara, në një pjesë të asfaltit.

Dy kamionë Renault, të konvertuar për të punuar në sinkronizim me blloqet induktivë të karikimit në sipërfaqen e rrugës, operuan në shtrirjen e shkurtër të autostradës për të treguar se kjo teknologji është e aftë të karikojë bateritë e disa automjeteve që lëvizin në të njëjtën kohë. Sipas Qualcomm e rëndësishme është se shpejtësia në të cilën udhëtojnë automjetet, nuk ka ndikim në normën e karikimit.

Lexoni: SAYTAXI ALBANIA: NJË SHQIPËRI E PASTËR ME MAKINA ELEKTRIKE

Firma, e cila prodhon çipat për telefonat Android dhe Apple, po zhvillon teknologjinë në partneritet me institucionin hulumtues francez Vedcome, si pjesë e një projekti prej 9 milionë eurosh duke shqyrtuar mundësinë e karikimit të automjeteve elektrike pa tel, të quajtur FABRIC.

Burimi: acp.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0