Integrimi i inteligjencës artificiale në sistemin e vlerësimit të baterisë mund ta bëjë funksionimin e makinave elektrike më efikas, por gabimet mund të shndërrohen në rrezik serioz dhe shumë real.
Nëse keni vënë re ndonjëherë se bateria e telefonit tuaj bie më shpejt se sa pritej, e dini tashmë që vlerësimet për karikimin nuk janë gjithmonë të sakta.
Në një makinë elektrike, leximi i ngarkesës së baterisë është më shumë se një parashikim është një vlerë kritike për sigurinë e pasagjerëve.
Gjendja e ngarkesës (State of Charge – SOC), që tregon përqindjen e kapacitetit të mbetur të baterisë së makinës, përdoret për funksione sigurie si parandalimi i mbikarikimit ose i zbrazjes totale të baterisë – të dyja këto mund të kenë pasoja katastrofike.
Lexo edhe: Si të kuptoni nëse një këngë është krijuar nga AI?
Dështimi për të matur saktë SOC-në mund të çojë në mbikarikim, çka nxit nxehtësi të tepërt, prishje kimike dhe në raste ekstreme në atë që quhet “shpërthim termik”, një term teknik për një zjarr në bateri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto