Makina fluturuese në 2024? Ky CEO thotë se është komercialisht e mundur - Business Magazine Albania

Makina fluturuese në 2024? Ky CEO thotë se është komercialisht e mundur

Makinat fluturuese mund të jenë komercialisht të disponueshme në 2024, por rregulloret për menaxhimin e formës së re të trafikut ajror do të jenë një shqetësim, sipas shefit ekzekutiv të një kompanie teknologjike.

Hugh Martin i Lacuna Technologies, i cili ndihmon qytetet të krijojnë politika transporti, tha se ka një ndryshim midis kohës kur makinat mund të fluturojnë dhe kur ato do të jenë të sigurta dhe të besueshme për të qarkulluar në qiell.

“Në varësi me kë flisni, mendoj se 2024 mund të jetë periudha kohore,” tha ai të martën për CNBC.

Një numër i kompanive të automobilave kanë zhvilluar automjete ajrore. Ato përfshijnë prodhuesin kinez të makinave elektrike Xpeng dhe Fiat Chrysler.

Disa njerëz do të jenë në gjendje të përballojnë vetura fluturuese, por ka shumë të ngjarë që ata ende të udhëtojnë në rrugë me automjete elektrike ose automjete vetë-drejtuese, vuri në dukje ai.

Lexoni: Makina fluturuese dhe autobusët pa shofer janë e ardhmja e transportit urban

Automjetet që nuk duhet të ngrihen nga toka mund të jenë më të sigurta dhe janë në gjendje të transportojnë më shumë njerëz, tha ai.

“Aty ku unë mendoj se kanë një aplikim, është bartja e ngarkesave dhe paketave,” tha Martin. “Unë mendoj se kjo do të jetë një punë shumë e madhe.”

Rregulloret

Qytetet po shqetësohen gjithnjë e më shumë se si të menaxhojnë trafikun për makinat fluturuese në të ardhmen. Rregullat mund të përfshijnë ku automjetet do të lejohen të ngrihen, të ulen ose të udhëtojnë, nëse mund të fluturojnë në çdo kohë ose vetëm gjatë orëve të caktuara, dhe sa larg makinat duhet të jenë nga njëra-tjetra.

“Do të duhet shumë kohë për t’u kuptuar,” tha ai.

Në SHBA, ai tha se Administrata Federale e Aviacionit dhe NASA po punojnë me ofruesit e dronëve dhe taksive ajrore për të shqyrtuar se si do të duket trafiku ajror në të ardhmen.

“Në vend që të keni një aeroport për qytetin kryesor, ju … tani keni mijëra aeroporte të shpërndarë nëpër qytete,” shtoi ai.

/cbnc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0