Presidenti Emmanuel Macron tha të martën se Franca do të ndalojë aksesin në mediat sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç brenda “disa muajsh” nëse kjo nuk bëhet në nivel evropian.
Lexo edhe;Misteri i Satoshi Nakamotos, padia që mund të zbulojë krijuesin e Bitcoin
Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të ditur se së shpejti do të vendoset verifikimi i moshës për faqet online që shesin thika, duke ndjekur të njëjtin model që tashmë zbatohet për faqet pornografike. “Një 15-vjeçar nuk do të mund të blejë më thikë online. Do të vendosim sanksione të rënda financiare dhe ndalime,” u shpreh ai. Më herët, Kryeministri François Bayrou kishte paralajmëruar se dëshironte të merrte masa të shpejta për të ndaluar shitjen e “çdo lloj thike” për të miturit. Më vonë në mbrëmje, në një postim në platformën X (ish-Twitter), Macron shkroi: “Po ndaloj rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç. Platformat kanë mundësinë të verifikojnë moshën. Le ta bëjnë!” Autoritetet franceze kanë nisur tashmë procesin për të detyruar disa platforma sociale – përfshirë X, Reddit, Bluesky dhe Mastodon – që të vendosin sistem verifikimi moshe, duke i klasifikuar ato si faqe me përmbajtje pornografike.
Masat e reja që detyrojnë faqet pornografike të verifikojnë moshën e përdoruesve hynë në fuqi më 7 qershor, duke bërë që faqja më e madhe e pornografisë në botë, Pornhub, të ndërpresë operimin në Francë. Si pasojë, pati një rritje të menjëhershme të kërkesës për shërbime VPN, që u lejojnë përdoruesve të ndryshojnë vendndodhjen e tyre virtuale.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto