MacKenzie Bezos, tani ish-gruaja e CEOs e Amazon, Jeff Bezos, ka hyrë në dy tituj në prag të divorcit: Aksionierja e dytë më e madhe individuale e Amazon, sipas Bloomberg, dhe gruaja e tretë më e pasur në botë, sipas Forbes.
Informacionet tregojnë se Jeff Bezos transferoi rreth 19.7 milion aksione Amazon për MacKenzie Bezos. Ky transferimbëri që aksionet e pronësisë së Jeff Bezos në kompani të bien nga 16% në 12%, me 4% të diferencës që shkon për MacKenzie.
Ai shiti më shumë se 965,000 aksione Amazon, me vlerë 1.8 miliardë dollarë.
Ndërkohë, 4% e aksioneve të MacKenzie Bezos vlerësohet në rreth 37 miliardë dollarë, bazuar në çmimet e aksioneve në Amazon dhe kjo e bën atë aksionaren e dytë më të madhe në Amazon, pas ish-burrit të saj. Jeff Bezos, nga ana e tij, tani ka një vlerë neto rreth 115 miliardë dollarë.
MacKenzie Bezos gjithashtu pranoi t’i jepte Jeff Bezos interesat e saj në Washington Post dhe Blue Origin. Divorci u finalizua në fillim të korrikut.
MacKenzie Bezos gjithashtu tha në prill që ajo kishte nënshkruar me Shtëpinë e Dhënies, një premtim i disa nga më të pasurit në botë për të dhuruar të paktën gjysmën e pasurive të tyre për bamirësi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto