M-Pesa sherbimi i ri nga Vodafone per transfertat e parave elektronike - Business Magazine Albania

M-Pesa sherbimi i ri nga Vodafone per transfertat e parave elektronike


TIRANE – Vodafone Albania ka prezantuar sot per here te pare sherbimin e parase elektronike edhe per Shqiperine permes sherbimit M-Pesa per transfertat e parase elektronike.

Gjate prezantimit te ketij sherbimi, Drejtori ekzekutiv i Vodafone Albania Dietlof Mare u shpreh:
“Si kompani lider ne tregun e komunikimeve elektorale, jam shume i lumtur qe po prezantojme sot ne tregun shqiptar nje tjeter sherbim te pare te ketij lloji ne vend, Vodafone M-Pesa, qe i mundeson klienteve te depozitojne para dhe te kryejne pagesa nepermjet çdo lloj aparati cellular ne çdo kohe e ne çdo vend te Shqiperise me çmime teper te perballueshme. Per perdorimin e ketij sherbimi nuk ka nevoje qe te keni akses ne sistemin bankar, pasi perdoret vetem me telefonin celular”.

Ministrja e Inovacionit Milena Harito u shpreh se ky eshte vetem hapi fillestar i teknologjise dhe se ende ne nuk kemi pare asgje.

Po ashtu guvernatori i bankes Gent Sejko u shpreh se ky sherbim ka marre miratimin e Bankes se Shqiperise si nje institucion financiar i besueshem per pagesat ne distance
“Pagesat me celular sot jane evidente ne gjithe shtet e rajonit dhe noramlisht ne jemi te kenaqur qe kompania vodafone nje kompani e cila ka vite qe zhvillon aktivitetin ne Shqiperi promovon sistemin enpezo dhe ka zhvilluar kete sistem per nje periudhe prej disa vitesh,” – tha Sejko.

Permes nje llogarie te hapur ne kete sherbim, e cila eshte e ruajtur nga nje kod Pin te gjithe kane mundesine e transferimit te parave elektronike duke bere keshtu me te thjeshte procesin e transferimit te parave.

Shqiptarja.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0