Lungomare edhe për Sarandën. Ja pamjet e projektit - Business Magazine Albania

Lungomare edhe për Sarandën. Ja pamjet e projektit


Krahas Vlorës edhe Saranda do të ketë Lungomaren e saj. Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur në mediat sociale se sapo ka përfunduar procedura dhe nis në shtator puna për projektin e vijës bregdetare të Sarandës.

Rama theksoi se, “Njësoj siç Lungomarja transformoi Vlorën, ky investim do të ndryshojë faqen e Sarandës turistike”.

Projekti dhe imazhet janë prezantuar prej tij për herë të parë, siç po ndodh prej kohësh tashmë për shumë projekte në infrastrukturë.

Lexo: Lungomare në Vlorë nuk ka mbaruar, duhen edhe gati 200 mln lekë


Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0