"Luna Art", frymëzimi për të gjithë të rinjtë që duan të nisin sipërmarrjen e tyre - Business Magazine Albania

“Luna Art”, frymëzimi për të gjithë të rinjtë që duan të nisin sipërmarrjen e tyre


Ajo i mëshon fort faktit që çdo i ri, i cili ka një ide të veçantë biznesi të frymëzohet e të bëhet pjesë e një sipërmarrje të re. E diplomuar për Financë, krahas punës rutinë në zyrë ajo merret me punime artizanale të ndryshme, prej të cilave mund të veçojmë:

Telajo në miniaturë, që janë piktura të punuara imtësisht, me dorë kryesisht me qytetet e Shqipërisë. Ky produkt vjen në formën e suvenirit.

Bizhuteri të qëndisura me dorë, që kryesisht iu dedikohen femrave.

Çertifikata me të dhënat e fëmijës, e qëndisur me dorë, një dhuratë kjo shumë e dashur për prindërit e rinj.

Abazhurë të personalizuar, tabaka druri, foto dhe pamje të punuara në dru, orë muri me material druri të personalizuara etj.

Skluptura të personalizuara (Casting hands), që janë një zhaner krejt i ri në Shqipëri.

Të gjitha produktet e “Luna Art” fokusohen tek personalizimi i produktit, një element ky krejt i veçantë që vjen si kërkesë e klientëve. Synimi i këtij biznesi të ri është të zhvillohet më tepër në tregun shqiptar dhe të jetë pjesë e panaireve ndërkombëtare.

Një shprehje thotë se kur ti dëshiron diçka, i tërë Universi komploton për të të ndihmuar që ta arrish atë dhe “Luna Art” është një frymëzim për shumë të rinj të tjerë që duan të kenë një biznesin e tyre.

burimi: SME

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0