Lidhur me këtë ka reaguar Këshilltari i Kuvendit Komunal në Preshevë, nga radhët e Alternatives për Ndryshim, Almin Shaqiri.
Shaqiri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që kjo taksë të mos vendoset për Luginën e Preshevës.
Qeveria e Republikës së Kosovës mori një vendim për taksë100 % të produkteve serbe. Përmes kësaj takse çdo produkt që hyn nga Serbia për në Kosovë do të paguajë taksë 100% duke përfshirë gjithë territorin e Serbisë dhe atë të Luginës se Preshevës. I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës, që ta këtë parasysh rastin Sui Generis të bizneseve të Luginës së Preshevës, që kanë lidhje biznesore me Kosovën, dhe ta ulë ose heqë taksën për bizneset e Luginës”, ka thënë Shaqiri.
Më pare Qeveria e Kosovës, kishte vendosur taksë prej 10 % për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, e cila ka ndikuar në rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.