Lufta anti-informalitet, qeveria ndryshon ligjin e procedurave tatimore - Business Magazine Albania

Lufta anti-informalitet, qeveria ndryshon ligjin e procedurave tatimore


Qeveria do të ndryshojë ligjin e procedurave tatimore për të admnistuar bizneset e vogla të cilat kanë mashtruar me xhiron.

Burime nga Ministria e Financave thanë për Top Channel se aksioni kundër informalitetit ka zbuluar një numër të madh biznesesh, të cilat deklarohen si të vogla kur në fakt kanë një xhiro reale më të lartë se 8 milionë lekë në vit dhe rrjedhimisht duhet të hynin tek biznesi i madh.

Sipas burimeve, pjesa më e madhe e këtyre bizneseve janë zbuluar në evazion nga kryqëzimi i faturave me bizneset e mëdha, të cilët janë furnitorët e tyre.

Edhe pse aksioni kundër informalitetit është përqëndruar në 300 korporatat e mëdha të vendit, inspektorët e Tatimeve janë duke kontrolluar të gjithë zinxhirin e tyre tregtar, përfshirë blerjet apo shitjet që ato bëjnë tek biznesi i vogël.

Sipas Ministrisë së Financave, nga ky kontroll është konstatuar se shitjet që kompanitë e mëdha deklarojnë tek bizneset e vogla nuk figurojnë si blerje tek këto të fundit dhe në shumë raste ato janë më të mëdha se 8 milionë lekë, që është dhe kufiri ndarës mes biznesit të madh dhe atij të vogël.

Ligji aktual i procedurave parashikon ndëshkime të rënda për evazionin fiskal dhe nëndeklarimin. Sipas ministrisë, numri i bizneseve të vogla që janë konstatuar me fshehje të xhiros është i lartë.

Për këtë arsye qeveria mund të ndryshojë ligjin me qëllim që këtyre bizneseve t’u jepet mundësia për të vetëkorrigjuar deklarimet e vitit të kaluar, por edhe për të ndryshuar përgjegjësinë tatimore, pra të kalojnë nga biznes i vogël në të madh pa u ndëshkuar.

 

/ Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0