Lubjana ka gjetur zgjidhjen për një ajër më të pastër

Lubjana ka gjetur zgjidhjen për një ajër më të pastër


Lubjana është kryeqyteti i Sllovenisë. Ajri është i pastër dhe popullata me drerë, lepuj dhe breshka jetojnë aty.

Lubjana është kryeqyteti i parë Europian që synon të arrijnë zero-mbetje. Por, para 15 vitesh, të gjitha mbetjet derdheshin në landfille. Kjo ishte shumë e kushtueshme sepse zihej hapësirë dhe shpërdoroheshin shumë burime.

Ndaj qyteti vendosi të ndryshojë.

Në vitin 2002, nisi ndarja e mbetjeve në kategori: letër, xham, plastikë në kontenierë të ndryshëm. Katër vite më vonë, qyteti nisi të mbledhë mbeturina derë më derë.

Koleksioni i bio mbeturinave do të bëhet i detyrueshëm në të gjithë Europën në vitin 2023, por Lubjana ka dy dekada që e zbaton këtë.

Objektet që nuk janë të thyera ripërdoren: ato kontrollohen, pastrohen dhe shiten me çmim më të ulët.

Dyqanet zero-mbeturina janë një trend në rritje në Lubjanë. Edhe pse i mbushur me turistë, qyteti është i pastër. Thuajse çdo rrugicë ka kosha të ndarë për letër, paketime dhe teprica të tjera.

Qendra Rajonale për Menaxhimin e Mbetjeve (RCERO) u hap në 2015 dhe sot i shërben pothuajse një të katërtës së gjithë Sllovenisë, duke përdorur gaz natyral për të mundësuar ngrohjen dhe elektricitetin, procese këto që realizohen nga riciklimi i 95% të mbetjeve vendase, ku vetëm 5% e tyre dërgohen në landfille.

Parandalimi, ripërdorimi dhe riciklimi janë kryesor. Përveç mbledhjes derë- më-derë, Lubjana ka dhe dy qendra të mëdha të riciklimit të mbetjeve ku qytetarët depozitojnë mbetjet e tyre.  RCERO është pika më e famshme, që ka më shumë se 1000 vizita në ditë dhe qyteti planifikon të ndërtojë të paktën dhe tre pika të tjera.

/TheGuardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0