Louis Vuitton do të lançojë më shumë NFT dhe dy nivele të tjera të lojës së tij Louis: The Game - Business Magazine Albania

Louis Vuitton do të lançojë më shumë NFT dhe dy nivele të tjera të lojës së tij Louis: The Game

Louis Vuitton

Në gusht 2021, Louis Vuitton , një nga markat e preferuara për adhuruesit e luksit dhe modës së lartë, lançoi Louis: The Game, një lojë që lejon përdoruesit të shoqërojnë një personazh të quajtur Vivienne nëpërmjet një bote virtuale në kërkim të kartolinave ekskluzive të markës që në të vërtetë janë NFT. Duke kërkuar shtrirje dhe përfshirje më të madhe me konsumatorët e rinj, marka ka njoftuar ardhjen e NFT-ve të reja të ngarkuara me informacion rreth 200 vjetorit të markës, si dhe një përditësim të lojës.

Ndryshe nga kompanitë e tjera që thjesht kanë nxjerrë në ankand NFT-të, Louis Vuitton i fton fansat të zgjidhin enigmat në lojë për të fituar të drejtën për të marrë pjesë në një llotari prej dhjetë NFT-sh të ndryshme që shfaqin Vivienne në një larmi pamjesh të ndryshme të markës, dhe se ato do të jenë portative ndërmjet platformave të ndryshme dhe mund të përdoren si imazhe të profilit (diçka të cilës gjeneratat e reja i japin shumë peshë).

Lexoni: Nensi Dojaka, shqiptarja e parë që nominohet për çmimin e Louis Vuitton

Sipas markës, loja, Louis: The Game, është shkarkuar më shumë se 2 milionë herë dhe është e disponueshme për pajisjet Android dhe iOS. Përditësimi i lojës do t’u ofrojë përdoruesve dy nivele të reja që mund të luhen vetëm nga ata që kanë përfunduar nivelin e parë që vjen në versionin e parë të lojës dhe që do të vazhdojnë të jenë të disponueshme për lojtarët e rinj.

Ideja e lojës është të ndihmojë Vivienne të gjejë 16 faqet e një dorëshkrimi me informacione për historinë e themeluesit të markës dhe të brendshmet ikonë që ai filloi të prodhonte në Francë në 1858.

Kartolinat u projektuan nga Wenew Labs dhe Mike Winkelmann, i njohur si Beelpe, dizenjuesi i një NFT që u hodh në ankand nga Christie’s në mars 2021 për 69 milionë dollarë.

Louis Vuitton është pjesë e LVMH, konglomeratit shumëkombësh që zotëron 76 marka dhe po eksperimenton të ketë një prani tërheqëse për produktet e tij në botët dhe metaverset digjitale. Në prill 2021, LVMH njoftoi krijimin e Konsorciumit Aurora Blockchain, një blockchain i krijuar posaçërisht për segmentin luksoz.

/entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0