Lotus prezanton dy makina për të festuar përvjetorin e saj të fitores në F1

Lotus prezanton dy makina për të festuar përvjetorin e saj të fitores në F1


Ashtu si Porsche, edhe Lotus feston 70 vjetorin e saj këtë vit. Ndonëse kompania nuk ishte krijuar deri në vitin 1952, themeluesi, Colin Chapman, ndërtoi makinën e parë të tij, Lotus Mark I, në vitin 1948.

Për të festuar 70 vjetorin e makinës së parë dhe disa momente historike motorsporti, Lotus prezantoi 2 edicione speciale të modelit Exige. Ato u prezantuan në Goodwood Festival of Speed pak ditë më parë, me ngjyrat e tyre të personalizuara dhe interiorin unik të dizejnuara nga Lotus Exclusive.

Lotus Exige Type 49 dhe Type 79, janë të bazuara në modelin Exige Cup 430, i fokusuar për pista. Ky model është gjithashtu makina më e shpejtë e kompanisë nga Norwich i Britanisë së Madhe. Ty dyja makinat kanë aksentet të ngjyrosura në Championship Gold, disqet ngjyrë ari, pincat e frenave ngjyrë të kuqe, logo speciale, sedilje me alcantara dhe fibër karboni, dhe levë marshi me dru.

Lotus Lotus Lotus

Exige Type 49, është një homazh për Type 49, makinën që fitoi Formula 1 në vitin 1968 me Graham Hill.

Kurse Exige Type 79, feston një sukses tjetër të kompanisë në Formula 1. Në vitin 1978, kompania fitoi një tjetër kampionat të Formula 1. Makina, është mbaruar duke përdorur ngjyrat nga John Player Special livery që Type 79 mbante atë vit.

“Është historike që ne ia dolëm të prezantojmë Celebration Exiges në Goodwood. Veçanërisht për faktin që vetë makinat që na inspiruan, janë gjithashtu këtu dhe në aksion.” – u shpreh Feng Qingfeng, CEO i Group Lotus. Vlen për t’u përmendur fakti se Lotus që prej thuajse 1 viti është pronë e kompanisë kineze Geely.
“Këto prodhime festive, janë një homazh për të shkuarën tonë. Por, nga ana tjetër flasin edhe për të ardhmen tonë. Ne vazhdojmë të jemi të vërtetë në principet tona për të ndërtuar makina.” – vazhdoi ai.

Makinat ishin të ekspozuara në Goodwood Festival of Speed deri në mbyllje të eventit në datë 15 korrik.

Është me të vërtetë për të ardhur keq që marka të tilla janë kaq pak të njohura në Shqipëri. Shumë do të thonin se janë mundësitë ekonomike. Por, shifrat dhe aktualiteti tregojnë që problemi qëndron diku tjetër.

Burimi: The Drive

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0