“Lojtarët e fortë”, lista e politikanëve që fshehën miliarda në Panama - Business Magazine Albania

“Lojtarët e fortë”, lista e politikanëve që fshehën miliarda në Panama


Lista e publikuar në skandalin e fshehjes se parave përfshin kryeministrin e Islandës dhe Pakistanit, presidentin e Ukrainës dhe mbretin e Arabisë, presidentin rus Vladimir Putin dhe fëmijët e presidentit të Azerbajxhanit.

Mësohet se në listë janë edhe 33 kompani që Shtetet e Bashkuara i kanë në listën e zezë si të përfshira në biznes me lordët e drogës në Meksikë, me organizata terroriste si Hezbollah apo me Korenë e Veriut.

Në dokumente del emri i familjes së liderit kinez Xi Jinping, që së fundmi betohet për një fushatë kundër korrupsionit. Janë zbuluar marrëveshje të presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko që është vetëshpallur një reformator në vendin e tronditur nga skandalet korruptive.

Nuk mungojnë as emrat perëndimorë në skedat e Mossack Fonsecka, përcjell lapsi.al.

Mes rreshtave është edhe emri i Ian Kamerun, babait të kryeministrit anglez, David Kameron, një lider në kërkesat për reformën e parajsave fiskale.

“Lojtarët e fortë” është quajtur lista me drejtuesit e disa prej shteteve më të fuqishëm në botë që pastronin para në Panama.

Maurisio Makri
Presidenti i Argjentinës

Bidzina Ivanishvili
Ish kryeministri i Gjeorgjisë, në vitet 2012-2013

Sigmundur Davíð Gunnlaugsson
Kryeministri i Islandës

Ajad Allaui
Zv/ president i Irakut në vitet 2014-2015

Ali Abu al-Ragheb
Kryeministër i Jordanisë dhe Ministër i Mbrojtjes (2000-2003)

Hamad bin Jassim bin Jaber Al Thani
Kryeministër i Katarit (2007-2013)

Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani
Ish emir i Shtetit të Katarit (1995–2013)

Salman bin Abdulaziz bin Abdulrahman Al Saud
Mbret i Arabisë (2015-deri sot); Princ i Kurorës (2012-2015)

Ahmad Ali al-Mirghani
President i Sudanit (1986-1989)

Khalifa bin Zayed bin Sultan Al Nahyan
President i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe emir i Abu Dhabi (2000-deri tani)

Pavlo Lazarenko
Ish kryeministër i Ukrainës, i dënuar me burg

Petro Poroshenko
President i Ukrainës (2014-deri tani); Ministër i Ekonomisë, Zhvillimit dhe Tregtisë (2012)

Ilham Aliyev
President i Azerbajxhanit (2003-deri tani)
Të afërm të tij në dokumenta: Bashkëshortja e Aljevit, fëmijët dhe motra

Li Xiaolin
Fëmija e dytë dhe vajza e vetme e ish kryeministrit kinez, Li Peng

Arkady and Boris Rotenberg
Vëllezërit bilionerë që patën fatin të jenë shokët e fëmijërisë së Vladimir Putin

Sergey Roldugin
Në vitet 70 ishte i afërt “si një vëlla” me Vladimir Putin

Vëllezërit Rami and Hafez Makhlouf
Kanë bërë miliona duke shfrytëzuar lidhjet familjare me kushëririn e tyre, presidentin e Sirisë, Bashar Al-Assad

Ian Cameron
Ka vdekur në vitin 2010, është babai i kryeministrit anglez, David Cameron

Alaa Mubarak
Djali më i madh i ish presidentit të Egjiptit, Hysni Mobarak

Mounir Majidi
Ish sekretari i Mbretit Muhamed të Markout në vitet 2000

Tre fëmijët e kryeministrit të Pakistanit, Nawaz Sharif, Mariam, Hasan and Hyseni

Xhon Addo Kufuor
Djali i madh i ish presidentit të Ganës, Xhon Agiekum Kufuor, (2001- 2009)

Mohd Nazifuddin bin Mohd Najib
I biri kryeministrit të Malajzsë, Najib Abdul Razak

Daniel Muñoz
Sekretari dhe njeri i afërt me ish presidentin argjentinas, Néstor Kirchner

Juan Armando Hinojosa
Biznesmeni i preferuar i presidentit meksikan Enrike Peña Nieto, ka një biznes me vlerë rreth 750 milion dollarë

Pilar de Borbón
Motra më e madhe e mbretit të Spanjës Huan Carlos

Clive Khulubuse Zuma
Nip i presidentit të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma

Mamadie Touré
E veja e Lansana Conté, ish diktatori, president i Guinesё

 

/Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0